Ndërlidhjet

Të paktën 50 migrantë të vdekur pas përmbytjes së një varke në jug të Italisë


Varkë me migrantë. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Varkë me migrantë. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Të paktën 50 persona kanë vdekur pas përmbytjes së një varke me migrantë në rajonin e Kalabrisë në Itali, kanë raportuar agjencitë italiane të lajmeve të dielën.

Trupat e 27 personave janë gjetur në brigje dhe të tjerë janë parë në det, sipas këtyre agjencive.

Besohet që më shumë se 120 persona kanë qenë në varkë, dhe rreth 50 janë shpëtuar.

Varka, e cila ka qenë me migantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, besohet se është përplasur në shkëmbinj detarë gjatë motit të lig.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shprehur “pikëllim të thellë” për përmbytjen e varkës, dhe është zotuar se do t’i japë fund migrimit të parregullt detar, si mënyrë për të parandaluar më shumë tragjedi.

XS
SM
MD
LG