Ndërlidhjet

Dy viktima dhe 740 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Një punonjëse mjekësore kalon pranë bombulave të oksigjenit në Klinikën për Sëmundjet Infektive në Prishtinë, 27 nëntor 2020.
Një punonjëse mjekësore kalon pranë bombulave të oksigjenit në Klinikën për Sëmundjet Infektive në Prishtinë, 27 nëntor 2020.

Të hënën (16 gusht) në Kosovë janë regjistruar dy raste të vdekjes nga koronavirusi i ri.

Viktimat janë nga Peja dhe Klina.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 740 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Shifra është publikuar pas testimit të 5.646 mostrave.

Më së shumti të infektuar janë shënuar në Prishtinë, gjithsej 187.

Sipas raportit ditor, më së shumti raste janë shënuar në grupmoshën 20-29 vjeç, përkatësisht 193 raste.

Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 48 pacientë, ndërsa raste aktive janë 8.544.

Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 16 gusht 2021, Kosova ka regjistruar gjithsej 116,247 raste me COVID-19, 2,284 viktima ndërsa 1106,109 pacientë janë shëruar.

Më herët Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar të hënën (16 gusht ) se janë 380 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit 316 prej tyre janë konfirmuar si pozitivë në COVID-19.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se 17 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 278 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

XS
SM
MD
LG