Dhuna tronditi Lindjen e Mesme, migrantët realizuan udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut dhe Evropës dhe votimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara prodhoi rezultate tronditëse. Këto fotografi tregojnë disa prej tregimeve që e definuan vitin 2016.
2016: Viti në foto
37
Një ushtarak ukrainas gjuan me armë, gjatë përplasjeve me separatistët e përkrahur nga Rusia, në afërsi të fshatit Avdiyivka, më 22 nëntor. (epa/Anatolii Stepanov)
38
Njerëzit mbajnë panotë e liderit të ndjerë të Kubës, Fidel Castro, duke pritur arritjen e kortezhit që bartte eshtrat e tij në Las Tunas, Kubë, më 2 dhjetor. Castro, i cili udhëhoqi Kubën për pothuajse gjysmë shekulli, vdiq në moshën 90 vjeçare, më 25 nëntor. (Reuters/Carlos Barria)
39
Një djalë luan me një aeroplan letre në afërsi të vendit ku u rrëzua një aeroplan në fshatin Saddha Batolni, në afërsi të Abbottabadit, Pakistan, më 8 dhjetor. Të gjithë 47 pasagjerët në bordin e aeroplanit u vranë nga rrëzimi i aeroplanit më 7 dhjetor, përfshirë Junaid Jamshed, një yll pakistanez, i kthyer në predikues mysliman. (Reuters/Faisal Mahmood)
40
Njerëzit duke bartur gjërat e tyre, përderisa po largohen nga Alepo, Siri, nga zonat e kontrolluara nga rebelët, më 13 dhjetor. Forcat qeveritare siriane rimorën territorin e kontrolluar nga rebelët, pas një rrethimi të gjatë dhe luftimeve të ashpra. (Reuters/Abdalrhman Ismai)