Putin nuk do të marrë pjesë në varrimin e Gorbachevit

Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbachev, për shkak të agjendës së ngjeshur, tha Kremlini më 1 shtator.
“Ceremonia lamtumirëse dhe varrimi do të mbahen më 3 shtator, por fatkeqësisht agjenda e ngjeshur nuk e lejon presidentin që të marrë pjesë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov tha se Putin ka bërë nderimet e tij për Gorbachevin në spital, ku ai vdiq të martën në moshën 91-vjeçare.
Në televizionin shtetëror rus u shfaqën pamje të Putinit duke vendosur një buqetë me trëndafila pranë arkivolit të Gorbachevit. Më pas, presidenti rus mbajti një minutë heshtje.
Ceremonia e varrimit të Gorbachevit do të mbahet të shtunën në Sallën e Kolonave në Moskë, që historikisht është përdorur për ceremoni mortore të zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe të Joseph Stalin më 1953.
Pas ceremonisë, trupi i pajetë i Gorbachevit do të varroset në varrezën Novodeviçi në Moskë, pranë varrit të gruas së tij, Raisa, e cila vdiq më 1999.
Mikhail Gorbachev: Jeta në foto
1/21Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, i cili ka vdekur më 30 gusht 2022, në moshën 91-vjeçare, duke folur gjatë një prezantimi të autobiografisë së tij, “Gorbachev në jetë”, më 29 shkurt 2016.
“Sa më shumë që mendoj për jetën time, aq më shumë e shoh se ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme kanë ndodhur papritmas”, ka thënë Gorbachev.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
2/21Gorbachev i ri duke pozuar për një fotografi në moshën 19-vjeçare, me një medalje të punës, që e kishte fituar për ngasjen e një kombajne në rrafshnaltat e Rusisë jugore.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
3/21Gorbachev i ri duke udhëhequr një delegacion të Partisë Komuniste në Stavropol, më 1966. Pikërisht në Stavropol ai kishte filluar karrierën e tij në partinë që një ditë edhe do ta drejtonte.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
4/21Gorbachev (i treti nga e djathta) gjatë festimit të Revolucionit të Tetorit në Stavropol, në vitet e 1960-ta. Komunisti i ri u ngrit shpejt në hierarkinë e partisë.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
5/21Gorbachev me bashkëshorten e tij, Raisan, dhe kryeministren britanike, Margaret Thatcher (djathtas), më 1984. Raisa vdiq nga leukemia, më 1999.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
6/21Takimi i parë i Gorbachevit me presidentin amerikan, Ronald Reagan, në Gjenevë, në nëntorin e vitit 1985. Gorbachev ishte zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste në marsin e 1985.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
7/21Gorbachev me presidentin kuban, Fidel Castro, në Kremlin, në marsin e vitit 1986. Ishte pikërisht ky viti kur Gorbachev filloi iniciativën e tij të “perestrojkës” (ristrukturimit), që ai shpresonte se do të nxiste “iniciativa dhe përpjekje kreative” dhe do t’i jepte shtysë ekonomisë së ngadaltë sovjetike.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
8/21Gorbachev dhe nënpresidenti amerikan, George Bush, duke përshëndetur banorët e qytetit në Uashington, gjatë një vizite zyrtare, më 10 dhjetor 1987.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
9/21Reagan dhe Gorbachev nënshkruan Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, në Shtëpinë e Bardhë, në dhjetorin e 1987-ës. Më 1988, mbërritën reforma të mëtejshme me politikën e “glasnostit” (hapjes) të Gorbachevit, e cila mundësoi liri më të mëdha të shprehjes për qytetarët sovjetikë.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
10/21Gorbachev duke përqafuar udhëheqësin e Gjermanisë Lindore, Erich Honecker, pas mbërritjes në Berlinin Lindor, për ceremonitë e 6 tetorit 1989, për shënimin e përvjetorit të 40-të të themelimit të Republikës Demokratike Gjermane. Një muaj më vonë, Muri i Berlinit ra dhe gjermanolindorët vërshuan drejt Gjermanisë Perëndimore.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
11/21Gorbachev dhe Papa Gjon Pali II duke shtrënguar duart në takimin e parë ndonjëherë ndërmjet një shefi të Kremlinit dhe një pape, në Vatikan, më 1 dhjetor 1989.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
12/21Presidenti çekosllovak, Vaclav Havel, duke shtrënguar duart me Gorbachevin, teksa shkëmbenin dokumente për tërheqjen e trupave sovjetike, në Moskë, më 26 shkurt 1990
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
13/21Gorbachev dhe ish-ministri i Jashtëm sovjetik, Eduard Shevardnadze, duke biseduar me kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Helmut Kohl, dhe ish-ministrin e Jashtëm, Hans-Dietrich Genscher, në korrin e 1990-s, për kushtet e ribashkimit të Gjermanisë.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
14/21Gorbachev duke përshëndetur kalimtarët gjatë një vizite zyrtare në Vilnius, Lituani, më 30 janar 1991.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
15/21Gorbachev duke votuar në Moskë më 17 mars 1991, në një referendum ku do të vendosej nëse Bashkimi Sovjetik do të mbetej shtet i unifikuar apo jo.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
16/21Presidenti amerikan, George H. W. Bush, dhe Gorbachev duke shkëmbyer stilolapsa në Moskë, më 31 korrik 1991, pas nënshkrimit të Traktatit historik për Reduktimin e Armëve Strategjike, i njohur si START, i cili asgjësoi një të tretën e arsenaleve bërthamore të superfuqive.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
17/21Një moment poshtërimi: Pas një puçi të dështuar, Gorbachev u detyrua nga presidenti rus, Boris Yeltsin, të lexonte me zë emrat puçistëve të supozuar në një seancë të jashtëzakonshme të Sovjetit Suprem të Rusisë, në Moskë, më 23 gusht 1991.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
18/21Gorbachev dhe ish-presidenti Ronald Reagan duke bartur kapela kaubojsh, teksa shijonin një takim në Ranço del Sielon e Reaganit, në Kaliforni, më 2 maj 1992. Dy figurat krijuan një marrëdhënie jo vetëm të bazuar në respekt reciprok, por në miqësi, e cila ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
19/21Gorbachev duke folur me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë një konference në Shlesvig, Gjermani, në dhjetorin e vitit 2004.
Gorbachev ka kritikuar Vladimir Putinin, por ka lavdëruar okupimin dhe aneksimin rus të Krimesë nga Ukraina, teksa raportohet të ketë thënë se “edhe unë do të kisha vepruar njësoj”. Megjithatë, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurtin e 2022-tës, vlerësimi i Gorbachevit për pasardhësin e tij raportohet se ka marrë teposhtën.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
20/21Me kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë një ekspozite në Berlin, më 24 shkurt 2011, për ditëlindjen e 80-të të Gorbachevit.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
21/21Laureatët e Çmimit Nobel për Paqe (nga e majta), Lech Walesa, Mikhail Gorbachev, Frederik Willem de Klerk dhe Jimmy Carter, në një panel diskutimi, në Çikago, në prillin e vitit 2012.
Trashëgimia e Mikhail Gorbachevit, njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, mbetet temë përçarëse në Rusi. Por, pavarësisht lëvdatave nga mbështetësit e “hapjes” së tij apo urrejtjes nga njerëzit që e shohin kolapsin e BRSS-së si katastrofë, ndikimi i tij në historinë moderne ka qenë i pamasë.
Previous slide
Next slide
Peskov tha se do të ketë “elemente të funeralit shtetëror” për Gorbachevin, përfshirë edhe Gardës e Nderit. Sipas tij, ceremonia mortore do të organizohet me ndihmën e shtetit.
Gorbachev më 1985 mori udhëheqjen e Bashkimit Sivjetik dhe ishte i njohur për afrimin e tij me Perëndimin.
Ai ishte bërë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe de fakto lider i vendit në moshën 54-vjeçare.