Ndërlidhjet

Putin nënshkruan ligjin për pezullimin e pjesëmarrjes në traktatin bërthamor


Presidenti rus, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.
Presidenti rus, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin që pezullon pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin për armët bërthamore me Shtetet e Bashkuara, New START.

Putin kishte njoftuar për pezullimin e pjesëmarrjes nga ky traktat gjatë fjalimit drejtuar kombit të mbajtur më 21 shkurt. Në atë fjalim, ai tha se Rusia nuk po tërhiqej nga marrëveshja.

Megjithatë, ai vazhdimisht më herët ka paralajmëruar se nëse i jepet fund marrëveshjes – që skadon më 2026 – kjo do të mund të çonte në një garë të re të armëve bërthamore.

Rusia dëshiron që të vazhdojë të respektojë kufijve maksimalë të rregulluara me këtë traktat sa i përket armëve bërthamore.

Traktati New START është marrëveshja e vetme e madhe e kontrollit të armëve midis SHBA-së dhe Rusisë.

Ky traktat kufizon arsenalin bërthamor të dy shteteve në 800 sisteme dhe 1.550 koka bërthamore operacionale për secilin shtet. Po ashtu, traktati inkurajon Uashingtonin dhe Moskën që të ndajnë informacione lidhur me arsenalet e tyre strategjike bërthamore dhe të realizojnë 18 vizita në ndërtesat bërthamore për çdo vit.

XS
SM
MD
LG