Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse kanë “shkatërruar plotësisht” rajonin ukrainas të Donbasit, teksa Moska ka intensifikuar ofensivën në lindje.
Gjatë një adresimi në orët e vona të 19 majit, Zelensky po ashtu akuzoi forcat ruse se po tentojnë të vrasin sa më shumë ukrainas dhe të shkaktojnë sa më shumë dëme që munden, duke përsëritur akuzat se Rusia po kryen gjenocid.
“Atje është ferr – dhe ky nuk është ekzagjerim”, tha ai, duke shtuar se 12 persona janë vrarë “në bombardimet brutale dhe absolutisht të pakuptimta” në Severodonjeck më 19 maj.
Ka “sulme ajrore të vazhdueshme në rajonin e Odesës, në qytetet në qendër të Ukrainës. Donbasi është i shkatërruar plotësisht”, tha ai.
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha më 20 maj se Rusia ka të ngjarë që të përforcojë operacionet e saj në rajonin e Donbasit, pasi të sigurojë qytetin e Maariupolit.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe pasi në javët e para dështoi që të merrte nën kontroll Kievin dhe qytete të tjera kyçe, Moska përqendroi ofensivën e saj në rajonin lindor të Donbasit.
Në të dhënat e përditësuara për luftën në Ukrainë, inteligjenca ushtarake britanike tha se pothuajse 1,700 ushtarë ukrainas janë larguar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.
Rusia të enjten tha se 1,730 ushtarë ukrainas janë “dorëzuar” në Azovstal. Ukraina ka thënë se dëshiron të këmbejë të burgosurit, por nuk ka komentuar më shumë për këtë temë, pasi ka argumentuar se mund të vë në rrezik përpjekjet e shpëtimit.
Mariupoli: Jeta mes rrënojash në qytetin e okupuar
1/12Një kryq shihet mbi një kishë, teksa në prapavijë duket fabrika e çelikut Azovstal, e cila po bombardohet vazhdimisht nga rusët.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
2/12Një banor duke qëndruar në një oborr të shkatërruar, më 12 maj. Uebsajti ukrainas i lajmeve, 0629.com.ua, raportoi më 12 maj se Rusia pret shpërthim të kolerës në Mariupol, për shkak të mungesës së ujit të pastër dhe kushteve të këqija sanitare.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
3/12Punonjës të qeverisë së kontrolluar nga separatistët lokalë duke pastruar rrënojat nga teatri i Mariupolit, më 12 maj. Një hetim nga AP ka llogaritur se 600 civilë kanë vdekur pasi Rusia e sulmoi teatrin, teksa ai përdorej si vendstrehim kundër bombave.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
4/12Punonjësit duke pastruar rrënojat nga një zonë banimi, më 12 maj.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
5/12Punonjësit duke përdorur një vinç për të nxjerrë një trup nga një ndërtesë e shkatërruar, më 12 maj. Mijëra civilë besohet të kenë vdekur si rezultat i sulmeve ruse, teksa shumë trupa ndodhen ende nën rrënoja.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
6/12Një burrë duke qëndruar në një karrige para një ndërtese të dëmtuar banimi, më 12 maj. Pasi kanë mbijetuar disa muaj bombardimesh, banorët tani duhet të durojnë pritjen në radhë për ujë dhe ushqim në qytetin e okupuar.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
7/12Banorët e Mariupolit duke pritur në radhë për ujë të pijshëm, më 10 maj.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
8/12Një banor vendës duke prerë drurë për zjarr, para një ndërtese të dëmtuar banimi, më 12 maj. Nën kontrollin rus, qyteti mezi po arrin të kthejë shërbimet bazike, si energjinë elektrike dhe ujin.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
9/12Banorët vendës duke i mbushur telefonat e tyre mobilë, me ndihmën e një gjeneratori, të mundësuar nga autoritetet lokale separatiste, më 12 maj.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
10/12Një çift duke ecur dorë për dore, nëpër një zonë të shkatërruar banimi, më 12 maj.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
11/12Fëmijët duke luajtur në një shesh lojërash, para ndërtesave të shkatërruara të banimit, më 11 maj.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
12/12Civilët në largim nga Mariupoli, duke pritur në një pikë kontrolli, më 7 maj. Organizata Ndërkombëtare për Emigracion ka vlerësuar se të paktën 7.1 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit të tyre, që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrianës, më 24 shkurt
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Previous slide
Next slide
Zelensky tha se më 19 maj ka biseduar me kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për një sërë çështjesh, përfshirë edhe ndihmën financiare për ekonominë e shkatërruar ukrainase, eksportet e agrikulturës dhe “evakuimin e heronjve tanë nga Azovstali”.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar se ka filluar që të regjistrojë luftëtarët ukrainas që janë larguar nga Azovstali si të burgosur të luftës.
Raportohet se të gjithë luftëtarët e larguar nga Azovstali janë transferuar në territore në lindje të Ukrainës që kontrollohen nga separatistët pro-rusë. Ende është e paqartë se edhe sa ushtarë gjenden në fabrikë, por qyteti i Mariupolit tani është nën kontrollin rus.
Luftëtarët në Azovstal ishin qëndresa e fundit në Mariupolin e shkatërruar nga bombardimet ruse. Ukraina urdhëroi që luftëtarët të dorëzonin armët dhe të largoheshin nga fabrika.
Kombet e Bashkuara bënë thirrje që Rusia dhe Ukraina të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund rrethimit dhe për të mundësuar evakuimin.