Shpërthimi i vullkanit në Islandë
Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu më 18 dhjetor pas disa javësh aktiviteti intensiv sizmik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Shpërthimi ndodhi rreth katër kilometra nga qyteti i peshkimit Grindavik dhe jo shumë larg nga termocentrali Svartsengi, më 18 dhjetor 2023.

2
Pamje nga lart e llavës, nga rrjedhja e së cilës janë krijuar degëzime në formën e një peme. Fotografi e bërë më 19 dhjetor

3
Autoritetet evakuuan rreth 4.000 banorë të Grindavikut dhe mbyllën banjën gjeotermale të Blue Lagoon në ishullin Reykjanes. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.

4
Vullkanologët fillimisht kishin frikë se shpërthimi përbënte një kërcënim serioz, si për qytetin, ashtu edhe për termocentralin gjeotermik, por vlerësimet e mëvonshme treguan se situata nuk ishte aq e rëndë sa supozohej më parë. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.