Imazhet satelitore tregojnë dëmet në kompaninë Wildberries në Rusi
Imazhet satelitore të publikuara nga Vantor, tregojnë shkallën e dëmeve në ndërtesat e kompanisë Wildberries në mbarë Rusinë. E cilësuar si “Amazon-i rus”, të paktën 20 objekte në pronësi të kompanisë, që është shitësja më e madhe online në Rusi, ishin në shënjestër të fushatës ukrainase me dronë që nga mesi i korrikut.
Para
Pas
1
Pamjet satelitore të publikuara nga Vantor tregojnë një depo të kompanisë Wildberries në Volgograd të Rusisë më 14 korrik dhe më pas më 1 gusht, pas një sulmi me dronë ukrainas.
Para
Pas
2
Një depo e kompanisë Wildberries në Elektrostal të Rusisë më 16 maj dhe më pas më 5 gusht, ku objekti shihet pothuajse plotësisht i djegur pasi u sulmua në fund të korrikut.
Para
Pas
3
Imazhet satelitore të Vantor tregojnë një depo të Wildberries në Simferopol, në Krimenë e pushtuar nga Rusia, më 22 korrik dhe më 4 gusht.
Para
Pas
4
Një ndërtesë e Wildberries në Krasnodar të Rusisë më 21 korrik dhe më pas më 5 gusht, rreth dy javë pas një sulmi ukrainas me dronë.