Ndërlidhjet

"Fetva" përndjek autorin Salman Rushdie

Raportimet nga Irani njoftojnë se një grup religjioz, gjysëm-zyrtar, që mban emrin “15 Khordad Foundation”, e ka ngritur çmimin në 3.3 milionë dollarë amerikanë për jetën e autorit britanik, Salman Rushdie. Lajmi vjen 23 vjet që kur lideri supreme, Ayatollah Ruhollah Khomeini, publikoi fatwanë për atë që ai e quajti blasfemi në veprën “Vargjet Satanike” të Rushdie. Thirrja e fundit për të vrarë shkrimtarin vjen pikërisht në kohën kur zemërimi ka përfshirë një pjesë të madhe të botës ndaj një filmi amator, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, e me të cilin tallet Profeti Muhamed.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG