Ndërlidhjet

Xhudistja Majlinda Kelmendi ndalet në rrethin e parë të garës në Tokio


Xhudistja Mjalinda Kelmendi, foto nga arkivi.

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, është ndaluar në rrethin e parë të garës në Lojërat Olimpike të Tokios.

Ajo ka garuar të dielën në kategorinë deri në 52 kilogramë, kundër hungarezes Reka Pupp, e cila e ka mposhtur xhudisten kosovare.

Në Lojërat Olimpike Rio 2016, Kelmendi pati fituar medalje të artë në xhudo, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij lloji.

Përgjatë karrierës së saj, ajo është shpallur Kampione Evropiane dhe Botërore.

Trajneri i saj, Driton Kuka, e ka falënderuar Kelmendin për gjithë punën që ka bërë ajo përgjatë viteve.

“Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke derdhur për veten tënde, për mua, familjet tona, popullin shqiptar, të është shpërblyer gjatë karrierës”, ka thënë ai.

Një ditë më parë, xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë olimpike në Tokio, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

“Po ndihem shumë e lehtësuar, pasi një ëndërr që kam pasur që në fëmijëri, e kam realizuar”, ka thënë ajo para mediave, pas fitores.

Këtë herë, Kosovën në Lojërat Olimpike e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte.

Ky organizim është shtyrë nga vitit 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

XS
SM
MD
LG