Ndërlidhjet

Grossi viziton centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhja


Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi, rrugës për në centralin e Zaporizhjës. 29 mars 2023.
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi, rrugës për në centralin e Zaporizhjës. 29 mars 2023.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi, ka vizituar më 29 mars centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhja - qytet në jug - i cili kontrollohet nga forcat ruse.

Kështu njoftoi kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, Enerhoatom, e cila tha se vizita e Grossit vjen si pjesë e përpjekjeve për të shmangur rrezikun e një aksidenti në centralin bërthamor.

IAEA ka shprehur vazhdimisht shqetësime për sigurinë në Zaporizhja.

Ky central bërthamor - më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë - ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt të vitit të kaluar.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.

Të hënën, Grossi u takua në rajonin e Zaporizhjas me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili bëri një vizitë të papritur në pozicionet e vijës së parë të frontit në këtë rajon.

Kjo është vizita e dytë e Grossit në këtë central që nga nisja e luftës në Ukrainë - mbi një vit më parë.

XS
SM
MD
LG