Ndërlidhjet

Ndihmësi kryesor i Putinit viziton centralin bërthamor në Zaporizhja


Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ndihmësi kryesor i tij, Sergey Kirienko. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ndihmësi kryesor i tij, Sergey Kirienko. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Një nga ndihmësit të presidentit rus, Presidentit Vladimir Putin, ka vizituar termocentralin bërthamor të Zaporizhjas.

Sergei Kirienko, përgjegjës për mbikëqyrjen e politikës së brendshme të Rusisë dhe një ish- kreu i Agjencisë Federale Bërthamore të Rusisë, diskutoi për sigurinë e uzinës.

Kështu tha një zyrtar lokal i instaluar nga Moska në Zaporizhja, Vladimir Rogov.

Ky central bërthamor - më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë - ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, vizitoi Rusinë më 22 dhjetor dhe diskutoi mbi krijimin e një zone sigurie rreth centralit bërthamor në Zaporizhja.

Në fillim të dhjetorit, ishte marrë vendim për të dërguar ekipe të IAEA-s, në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës.

Vendimi për të dërguar ekipe të IAEA-s në të centralet bërthamore është pjesë e një përpjekjeje për të shmangur një katastrofë në zonën e luftës.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.

XS
SM
MD
LG