Ndërlidhjet

Lajme

Zelenksy kërkon sisteme ajrore gjatë takimit të Grupit të Kontaktit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Fotografi nga arkivi.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Fotografi nga arkivi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim që të krijojë një mburojë ajrore kundër sulmeve raketore ruse.

Zelensky diskutoi për kërkesën e Ukrainës për sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhimit amerikan, gjatë një takimi virtual me Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur edhe si Formanti Ramshtajn.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha gjatë takimit se anëtarët e grupit gjatë këtij viti do të dërgojnë në Ukrainë avionët luftarakë F-16, pilotë të trajnuar dhe personel të shërbimit.

Ukraina ka thënë se dëshiron këto lloje avionësh luftarakë për të arritur qëllim e marrjes së kontrollit të qiellit të saj.

Por, Austin tha se takimi i sotëm u fokusua në sistemet e mbrojtjes ajrore, që sipas Zelenskyt Ukrainës i duhen në mënyrë urgjente që të shpëtohen jetë.

“Këtë vit, aviontë rusë veçse kanë hedhur mbi 9.000 bomba ndaj Ukrainës dhe ne na duhet që të kemi aftësi që të rrëzojmë avionët luftarakë në mënyrë që ata të mos mund t’iu afrohen pozicioneve tona dhe kufijve tanë”, tha Zelensky.

Ai shtoi se Ukrainës i duhen të paktën shtatë sisteme Patriot për të mbrojtur qytetet.

Mbledhja e Grupit të Kontaktit u mbajt disa ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi paktën e ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë. SHBA-ja tha se një paketë e ndihmës në vlerë prej 1 miliard dollarë për artilerinë, mbrojtjen ajrore, dhe pajisje të tjera shumë shpejt do të nisen drejt fushëbetejës në Ukrainë.

Si duket pakoja 61-miliardëshe amerikane për Ukrainën

Automjete rezistente ndaj minave (MRAP).
1/21 Automjete rezistente ndaj minave (MRAP).
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Pajisje që ndihmojnë për të parë në errësirë.
2/21 Pajisje që ndihmojnë për të parë në errësirë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Raketa kundërajrore Stinger.
3/21 Raketa kundërajrore Stinger.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Predha mortajash 60 milimetra.
4/21 Predha mortajash 60 milimetra.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Raketa për mbrojtje ajrore të llojit AIM-9 Sidewinder.
5/21 Raketa për mbrojtje ajrore të llojit AIM-9 Sidewinder.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Armë të vogla dhe municione shtesë, duke përfshirë fishekë të kalibrit 0.50 milimetra për të luftuar dronët ajrorë.

Në këtë fotografi shihet një ushtar ukrainas duke kryer sulm me një mitraloz Browning të kalibrit 0.50 të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
6/21 Armë të vogla dhe municione shtesë, duke përfshirë fishekë të kalibrit 0.50 milimetra për të luftuar dronët ajrorë.

Në këtë fotografi shihet një ushtar ukrainas duke kryer sulm me një mitraloz Browning të kalibrit 0.50 të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Plumba artilerie 155 milimetra.
7/21 Plumba artilerie 155 milimetra.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Armë antitank i modelit AT4, që mund të lëvizet prej njeriut.
8/21 Armë antitank i modelit AT4, që mund të lëvizet prej njeriut.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Automjete me lëvizshmëri të lartë (HMMWV), që njihen si Humvee.
9/21 Automjete me lëvizshmëri të lartë (HMMWV), që njihen si Humvee.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Automjete luftarake të këmbësorisë të llojit Bradley.
10/21 Automjete luftarake të këmbësorisë të llojit Bradley.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Plumba artilerie 105 milimetra.
11/21 Plumba artilerie 105 milimetra.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Municione për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS).
12/21 Municione për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS).
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Municione precize ajrore. Në fotografi duket një bombë e drejtuar me lazer e llojit, AGM-123A Skipper II.
13/21 Municione precize ajrore. Në fotografi duket një bombë e drejtuar me lazer e llojit, AGM-123A Skipper II.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Mina kundër automjeteve të blinduara.

Nuk dihet sasia e pajisjeve të tilla që do të dërgohen në Ukrainë. Në këtë fotografi shihen dy ushtarë duke mbledhur minat anti-tank.
14/21 Mina kundër automjeteve të blinduara.

Nuk dihet sasia e pajisjeve të tilla që do të dërgohen në Ukrainë. Në këtë fotografi shihen dy ushtarë duke mbledhur minat anti-tank.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Pajisje për lëshim të raketave TOW.
15/21 Pajisje për lëshim të raketave TOW.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Raketa për mbrojtje ajrore të llojit  RIM-7 Sea Sparrow.
16/21 Raketa për mbrojtje ajrore të llojit  RIM-7 Sea Sparrow.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Pajisje demolimi për shmangie të pengesave.

17/21 Pajisje demolimi për shmangie të pengesave.

Shfaq më shumë Shfaq më pak
Pajisje mbështetëse ajrore. Nuk dihet lloji i saktë i pajisjeve të tilla që do të dërgohen.

Në fotografi shihet një model i një pajisjeje të tillë, që përdoret për energji elektrike dhe shtypje të ajrit nëpër aeroplanë ushtarakë amerikanë.
18/21 Pajisje mbështetëse ajrore. Nuk dihet lloji i saktë i pajisjeve të tilla që do të dërgohen.

Në fotografi shihet një model i një pajisjeje të tillë, që përdoret për energji elektrike dhe shtypje të ajrit nëpër aeroplanë ushtarakë amerikanë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Sisteme portative antitak, Javelin.
19/21 Sisteme portative antitak, Javelin.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Automjete logjistike mbështetëse, por edhe këtu nuk dihet modeli i saktë që do të dërgohet.

Në fotografi shihet një kamion ushtarak, i modelit LVSR, që përdoret për pjesë zëvendësuese.
20/21 Automjete logjistike mbështetëse, por edhe këtu nuk dihet modeli i saktë që do të dërgohet.

Në fotografi shihet një kamion ushtarak, i modelit LVSR, që përdoret për pjesë zëvendësuese.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Mina të modelit Claymore.

Në mesin e armëve që do të nisen drejt Ukrainës janë edhe “pjesë rezervë, pajisje për mirëmbajtje dhe pajisje tjera ndihmëse”.

21/21 Mina të modelit Claymore.

Në mesin e armëve që do të nisen drejt Ukrainës janë edhe “pjesë rezervë, pajisje për mirëmbajtje dhe pajisje tjera ndihmëse”.

Shfaq më shumë Shfaq më pak
Previous slide
Next slide

Austin tha se që kur u krijua Grupi i Kontaktit dy vjet më parë, anëtarët e tij i kanë dhënë Ukrainës mbi 70 sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi si dhe mijëra raketa.

Grupi po ashtu i ka dërguar mbi 3.000 autoblinda, përfshirë edhe 800 tanke luftarake, teksa Ukraina po vazhdon luftën kundër pushtimit që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

XS
SM
MD
LG