Zelensky nis turne evropian për të rritur mbështetjen para dimrit
Zelensky nis turne evropian për të rritur mbështetjen para dimrit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky (majtas) me kryeministrin britanik, Keir Starmer në Britani. Fotografi e 18 korrikut.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të nisë një turne në kryeqytetet e aleateve evropiane, teksa synon të sigurojë më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Ndërkohë, vendi i tij vazhdon të përballet me sulme ditore prej Rusisë dhe me një ofensivë ruse në lindje, që po shënon përparim.
Zelensky do të nisë udhëtimin të enjten në Londër, ku do të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Këto takime do të zhvillohen një ditë pasi samiti i mbështetësve të Ukrainës në bazën Ramstein, është anuluar pak para se të niste.
Zyra për media e Zelenskyt ka thënë se ai do t’i nisë negociatat “me partnerët kyçë, nga të cilët varet forca jonë”.
Një zëdhënës i Starmerit u ka thënë gazetarëve se kryeministri do të “ritheksojë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, teksa përballet me agresionin rus”.
Në frontin e Pokrovskut teksa forcat ruse i afrohen "qytetit kala"
1/8Artem, një komandant ukrainas 40-vjeçar, bërtet në shenjë paralajmërimi para se ekipi i tij i artilerisë të gjuajë drejt pozicioneve ruse pranë Pokrovskut, në fillim të tetorit.
Një betejë e madhe po afrohet për qytetin ukrainas, Pokrovsk, që dikur ishte shtëpi për industrinë jetike dhe infrastrukturës së transportit në rajonin e Donjeckut.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/8Qendra e Pokrovskut e fotografuar më 2012.
Gjatë shekullit të kaluar, dhe me emra të ndryshëm, qyteti lindor i Ukrainës u përball me disa luftëra, si Lufta Civile e Rusisë, pastaj pushtimi gjerman në Luftën e Dytë Botërore.
Tani Pokrovsku duket se do të preket sërish nga lufta.
Një betejë e madhe po afrohet për qytetin ukrainas, Pokrovsk, që dikur ishte shtëpi për industrinë jetike dhe infrastrukturës së transportit në rajonin e Donjeckut.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/8Një burrë me biçikletë duke kaluar pranë një tabele në hyrje të periferisë së Pokrovskut, shtator 2024.
Që nga korriku, forcat ruse kanë avancuar direkt drejt Pokrovskut, i cili dikur ishte shtëpi e rreth 60.000 njerëzve dhe shihet si një portë për në rajonin e Donjeckut.
Një betejë e madhe po afrohet për qytetin ukrainas, Pokrovsk, që dikur ishte shtëpi për industrinë jetike dhe infrastrukturës së transportit në rajonin e Donjeckut.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/8Artemi përgatit një armë gjahu ndërsa një dron dëgjohet lart, në fillim të tetorit.
Që nga 8 tetori, forcat ruse janë rreth 6 kilometra larg nga Pokrovsku dhe duket se po përqendrojnë të gjitha përpjekjet e tyre të luftës në Donjeck për të pushtuar qytetin.
Një betejë e madhe po afrohet për qytetin ukrainas, Pokrovsk, që dikur ishte shtëpi për industrinë jetike dhe infrastrukturës së transportit në rajonin e Donjeckut.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/8Një treg në rrugë në Pokrovsk më 25 shtator.
Një analist ukrainas paralajmëroi kohët e fundit se nëse Kievi humbet Pokrovskun, "e gjithë vija e frontit do të shkapërndahet".
Një betejë e madhe po afrohet për qytetin ukrainas, Pokrovsk, që dikur ishte shtëpi për industrinë jetike dhe infrastrukturës së transportit në rajonin e Donjeckut.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/8Një anëtar i një ekuipazhi artilerie pranë Pokrovskut tregon veprën e artit fetar që ai skicon midis detyrave luftarake.
Pokrovsku është një qendër kryesore hekurudhore dhe, më e rëndësishmja, prodhon qymyr me cilësi të lartë të nevojshme për prodhimin e çelikut. Ekspertët e industrisë thonë se Ukraina mund të humbasë gjysmën e kapacitetit të saj aktual të prodhimit të çelikut nëse qyteti dhe miniera e tij afër bien në duart e Rusisë.
Një betejë e madhe po afrohet për qytetin ukrainas, Pokrovsk, që dikur ishte shtëpi për industrinë jetike dhe infrastrukturës së transportit në rajonin e Donjeckut.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/8Shenjat orientuese në Pokrovsk duke përfshirë një (djathtas) që shfaq një numër telefoni për njerëzit që duan të evakuohen.
Rreth 13.000 banorë besohet se kanë mbetur në qytet që nga 4 tetori.
Një betejë e madhe po afrohet për qytetin ukrainas, Pokrovsk, që dikur ishte shtëpi për industrinë jetike dhe infrastrukturës së transportit në rajonin e Donjeckut.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/8Një bllok apartamentesh i dëmtuar në Pokrovsk në shtator.
Gazetarët raportojnë se disa vendas po presin hapur ardhjen e trupave ruse, pavarësisht precedentit të përsëritur të vendbanimeve të Donbasit duke u kthyer në gërmadha në kohën kur forcat ruse hyjnë.
Një betejë e madhe po afrohet për qytetin ukrainas, Pokrovsk, që dikur ishte shtëpi për industrinë jetike dhe infrastrukturës së transportit në rajonin e Donjeckut.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Lideri ukrainas pritet të zhvillojë takime edhe në Paris, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, më pas do të udhëtojë në Romë, për t’u takuar me kryeministren italiane, Geogria Meloni, me Papa Françeskun në Vatikan, dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin.
Zelensky i ka sytë edhe te Shtetet e Bashkuara, prej ku synon të fitojë sa më shumë përkrahje, para zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen në nëntor.
SHBA-ja është mbështetësja kryesore e Ukrainës dhe kontribuuesja më e madhe, ndonëse një fitore e kandidatit republikan, Donald Trump, mund të ndryshojë situatën në Uashington.
Më 9 tetor, Zelensky ka marrë pjesë në një samit me liderë të Ballkanit në Kroaci, në të cilin ka folur për rëndësinë e unitetit evropian për një paqe të qëndrueshme.
“Askujt në Evropë nuk duhet rikujtuar sa e rëndësishme është paqja, sidomos këtu në Ballkan. Ajo që ndodh këtu në Ballkan, dhe çfarë ndodh në Ukrainë, në një mënyrë e përcakton stabilitetin e gjithë Evropës”, ka thënë Zelensky.
Pjesëmarrësit e samitit e kanë miratuar një deklaratë që dënon luftën e Rusisë në Ukrainë, mbështesin përpjekjet e Zelenskyt për paqe, anëtarësimin e Ukrainës në NATO, dhe rindërtimin e shtetit pas luftës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.