Shënohet përvjetori i parë i masakrës në Buça, Zelensky zotohet për ndëshkim të përgjegjësve

Një grua e mërzitur për familjarin e vrarë në Buça më 2022.
Ukraina e ka shënuar më 31 mars njëvjetorin e tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga qyteza Buça, duke lënë mbrapa qindra trupa të civilëve të vrarë nëpër rrugë.
Kievi i ka konsideruar ngjarjet në Buça si masakër dhe krim rus të luftës.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur masakrën në Buça “simbol të mizorive” të kryera nga ushtria ruse.
“Ne nuk do të harrojmë kurrë. Ne do t’i ndëshkojmë të gjithë fajtorët”, ka thënë Zelensky përmes një deklarate.
Ukraina kujton viktimat e Buçës, një vit pas çlirimit
1/12Kur trupat ruse u tërhoqën nga Buça, në periferi të Keivit, pas 33 ditësh pushtim – pasi dështuan të merrnin kontrollin e kryeqytetit ukrainas – ata lanë pas skena të tmerrshme, që edhe pas një viti nuk janë harruar.
Fotografitë e trupave të civilëve, disa me duar të lidhura pas shpine, u shpërndan në mbarë botën.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
2/12Të tjera fotografi, sikurse kjo e Ira Gavrilukut, duke mbajtur në duar macen e saj teksa kalon pranë trupit të pajetë të burrit të saj më 4 prill, tronditën botën.
Autoritetet në Kiev thanë se mbi 1.400 vdekje, përfshirë 37 fëmijë, ndodhën gjatë pushtimit rus të Buçës.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
3/12Një qen qëndron i ulur pranë trupit të pajetë të Volodymyr Brovchenko. Ai ishte qëlluar për vdekje teksa po ngiste biçikletën e tij në rrugët e Buçës.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë akuzuar trupat ruse për krime lufte, pas zbulimeve në Buça, duke u mbështetur në pamjet e tmerrshme dhe në dëshmitë e të mbijetuarve. Moska ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se këto mizori ishin inskenuar.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
4/12Disa njerëz duke qarë pranë një varri masiv më 3 prill 2022.
Kievi po ashtu raportoi se 175 persona u gjetën në disa varreza masive dhe në disa dhoma torturash.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
5/12Pothuajse një vit më vonë, autoritetet lokale kanë rindërtuar rrugët, duke fshirë shumicën e shenjave të dukshme të vdekjeve dhe shkatërrimit.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
6/12Daria (majtas) është fotografuar më 30 mars 2023, duke shikuar burrin e saj Maxim që po lyente portën e shtëpisë së tyre, teksa afër tyre fëmijët e tyre lozin. Një vit më parë, zrupat e pajetë të cilëve ishin gjetur edhe në rrugën pranë shtëpisë së tyre.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
7/12Edhe pse shumica e rrugëve dhe shumë shtëpi janë riparuar dhe pastruar, banorët kanë thënë se për shërimin e plagëve të thella psikologjike, të shkaktuara nga pushtimi, do të duhen të kalojnë gjenerata.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
8/12Një grua duke kaluar pranë bilbordeve të vendosura në Buça, të ushtarëve ukrainas që vdiqën duke mbrojtur shtetin e tyre.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
9/12Veturat civile dhe ushtarake të shkatërruara gjatë pushtimin ende mund të shihen në afërsi të ndërtesave të banimit në Buça, edhe një vit pas çlirimit të kësaj qyteze.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
10/12Varret e viktimave të paidentifikuara, përfshirë fëmijë, që u vranë gjatë pushtimit rus të Buçës, janë të shënjuara me numra.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
11/12Familjarët e ushtarëve të vrarë marrin pjesë në një ceremoni për të nderuar ata, në përvjetorin e parë të çlirimit të Buçës më 31 mars.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
12/12Një pjesëtar i Gardës së Nderit shihet prapa flamurit kombëtar të Ukrainës që u ngrit gjatë ceremonisë së organizuar për të shënuar përvjetorin e parë të çlirimit të Buçës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina kurrë nuk do të falë për mizoritë e kryera në Buça.
Më 31 mars, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave ruse nga Buça, që gjendet në periferi të Kievit. Pas më shumë se një muaj pushtim, trupat ruse lanë pas trupa të qindra civilëve të vdekur. Zyrtarët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë i kanë quajtur krime lufte këto vdekje.
Previous slide
Next slide
Rusia e ka mohuar kryerjen e masakrës dhe ka pretenduar se vdekjet janë inskenuar nga Ukraina.
Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 400 trupa të civilëve janë gjetur në Buça dhe një total prej më shumë se 1.000 trupave janë gjetur në rajonin rreth Kievit.
Shumica e trupave janë varrosur në varreza masive.
Hetuesit ukrainas dhe ata ndërkombëtarë, kanë nisur hetime për krime të luftës në Buça, Irpin dhe lokacione tjera në Ukrainë, ku kanë ndodhur masakrat.
“Një vit më parë Ukraina e ka çliruar Buçën dhe bota është zgjuar me fytyrën e vërtetë të pushtuesit rus. Buça është skenë krimi dhe simbol për të gjitha krimet ruse – vrasjet masive, dëbimet, dhe shkatërrimin e të gjitha qyteteve”, ka thënë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas përmes një postimi në Twitter.
“Nuk ka kthim mbrapa – Rusia do të mbahet përgjegjëse”.
Iryna, simboli i vuajtjes së Ukrainës
1/8Thonjtë e lyer me ngjyrë të ndezur -- katër ishin të kuq dhe i pesti kishte një zemër të vogël ngjyrë vjollce të kufizuar me llak argjendi -- zbuluan identitetin e gruas. Iryna Filkina, 52-vjeçare, ishte një operatore në sistemin e ngrohjes në një qendër tregtare kur u vra në Buça, një qytet në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
2/8Kur gazetarët hynë në Buça pas tërheqjes së forcave ruse, ata gjetën trupin e Filkinës pranë biçikletës së saj.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
3/8Filkina vdiq në rrugën Yablunska, një rrugë e gjatë, tashmë famëkeqe, në preriferi të Buçës, ku trupat e tjerë të civilëve të vrarë, disa me duar të lidhura pas shpine, ishin lënë pa u varrosur. Kryebashkiaku i Buçës tha se 400 civilë u vranë nga forcat ruse.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
4/8Estetistja e Irynas, Anastasia Subacheva, e cila tani jeton në Vilnius, Lituani, kujton mbrëmjen e prillit kur hasi në një postim në rrjetet sociale që tregonte dorën e pajetë.
"I kontrollova mesazhet tona dhe i krahasova fotot që i bëra asaj me atë foto. Dhe, ishte ajo. Fillova të bërtas.... Qava mbi supin e nënës sime, u ndjeva shumë bosh dhe e lënduar".
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
5/8Një person tjetër që ende përpiqet për ta kuptuar vrasjen e Irynas është partneri i saj, Anatoliy Shchyruk, i fotografuar këtu duke mbajtur një nga pulovrat e saj.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
6/8Svitlana Safonova shikon një foto të Irynas, motrës së saj. Ajo mësoi për vdekjen e motrës nga vajzat e Irynas.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
7/8Në një ditë të ftohtë shkurti, Safonova dhe Shchyruku vizituan varrin e Irynas në Buça. Ata nuk i përmbajtën dot lotët pasi vendosën 12 trëndafila rozë pranë një kryqi të thjeshtë që shënon vendin e fundit të pushimit të saj.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
8/8“Për mua bota përfundoi më 5 mars [që besohet se ishte dita e vdekjes së Irynas],” tha Safonova teksa qante pranë varrit të motrës së saj. “Është një gjë kur dikush vdes pas një sëmundjeje të gjatë dhe varroset. Është tjetër nëse dikush vritet papritur dhe pa arsye”.
Fotografia ku shihet dora e një gruaje të vrarë, me thonjtë e lyer që bien në sy kundrejt baltës në lëkurën e saj, u bë imazh ikonik i mizorive ruse në qytetin ukrainas, Buça. Disa muaj pasi u bë fotografia, familja dhe miqtë e saj po luftojnë për ta përballuar humbjen e saj.
Previous slide
Next slide
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.