Ndërlidhjet

Zelensky e quan sulmin masiv rus në Kiev “goditje” ndaj presidentit Trump

Pasojat e sulmit të madh rus në Kiev në ndërtesat e banimit, 28 gusht.
Pasojat e sulmit të madh rus në Kiev në ndërtesat e banimit, 28 gusht.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sulmin e Rusisë me raketa dhe dronë në Kiev - ku u vranë të paktën 21 njerëz - si “goditje nga Rusia” kundër presidentit amerikan, Donald Trump, i cili vetë ishte “i pakënaqur” me sulmin, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Rusia tani po e godet këdo në botë që dëshiron paqe”, tha Zelensky në adresimin e tij të natës të enjten.

“Është një goditje kundër Ukrainës... Dhe është gjithashtu një goditje nga Rusia kundër presidentit Trump”, theksoi Zelensky.

Mungesa e përparimit drejt një armëpushimi në luftën në Ukrainë ka filluar ta zemërojë Trumpin, i cili e ka kërcënuar Moskën me sanksione dhe tarifa të reja.

“Ne kemi dëgjuar në Uashington se [presidenti rus Vladimir] Putini gjoja është gati ta përfundojë luftën... Por, në vend të kësaj, ai zgjedh raketat balistike para çdo hapi të mirëfilltë drejt paqes”, shtoi Zelensky.

Sulmi masiv rus dëmton zyrat e REL-it në Kiev

Në një video nga kamerat e sigurisë, e publikuar në rrjetet sociale, shihet qartë se shpërthimet pranë zyrës së Radios Evropa e Lirë në Kiev u shkaktuan nga dy raketa që goditën drejtpërsëdrejti.
1/10 Në një video nga kamerat e sigurisë, e publikuar në rrjetet sociale, shihet qartë se shpërthimet pranë zyrës së Radios Evropa e Lirë në Kiev u shkaktuan nga dy raketa që goditën drejtpërsëdrejti.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
Raketat ranë mbi ndërtesa civile, shumë afër redaksisë së Radios Evropa e Lirë.
2/10 Raketat ranë mbi ndërtesa civile, shumë afër redaksisë së Radios Evropa e Lirë.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Steve Capus, tha se “dëshmitarët e ngjarjeve në Ukrainë nuk duhet të lëndohen kurrë”.
3/10 Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Steve Capus, tha se “dëshmitarët e ngjarjeve në Ukrainë nuk duhet të lëndohen kurrë”.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
“Edhe pse zyrat e REL-it pësuan dëme, jemi me fat që duket se asnjë nga punonjësit tanë nuk është plagosur. Të jeni të sigurt se gazetarët tanë do të vazhdojnë punën e tyre jetike. Lutjet tona janë për familjet e atyre që u vranë dhe u plagosën në këto sulme, si dhe për ekipet e ndihmës së parë të Ukrainës”, tha Capus.
4/10 “Edhe pse zyrat e REL-it pësuan dëme, jemi me fat që duket se asnjë nga punonjësit tanë nuk është plagosur. Të jeni të sigurt se gazetarët tanë do të vazhdojnë punën e tyre jetike. Lutjet tona janë për familjet e atyre që u vranë dhe u plagosën në këto sulme, si dhe për ekipet e ndihmës së parë të Ukrainës”, tha Capus.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
Dëme pësoi edhe ndërtesa e zyrës përfaqësuese të Bashkimit Evropian, në afërsi. Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e dënoi sulmin.
5/10 Dëme pësoi edhe ndërtesa e zyrës përfaqësuese të Bashkimit Evropian, në afërsi. Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e dënoi sulmin.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
Së paku 15 persona humbën jetën, përfshirë edhe tre fëmijë, nga sulmi masiv i forcave ruse në Kiev dhe qytete tjera të Ukrainës. Dhjetëra të tjerë u plagosën.<br>
6/10 Së paku 15 persona humbën jetën, përfshirë edhe tre fëmijë, nga sulmi masiv i forcave ruse në Kiev dhe qytete tjera të Ukrainës. Dhjetëra të tjerë u plagosën.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
Data 29 gusht u shpall ditë zie në Kiev.
7/10 Data 29 gusht u shpall ditë zie në Kiev.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
Numri i viktimave pritet të rritet derisa ekipet për shpëtim punojnë në vendngjarje për t’i nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja.
8/10 Numri i viktimave pritet të rritet derisa ekipet për shpëtim punojnë në vendngjarje për t’i nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
Sulmi ndodhi në kohën kur përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës mbi trivjeçare në Ukrainë, po hasin në vështirësi.
9/10 Sulmi ndodhi në kohën kur përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës mbi trivjeçare në Ukrainë, po hasin në vështirësi.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
“Rusia i zgjedh raketat balistike në vend të tryezës së bisedimeve”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Rusia vazhdimisht mohon se sulmon objektivat civile.
10/10 “Rusia i zgjedh raketat balistike në vend të tryezës së bisedimeve”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Rusia vazhdimisht mohon se sulmon objektivat civile.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
Previous slide
Next slide

Zelensky tha se pret që të përcaktohet një kornizë për garancitë e sigurisë për Ukrainën javën e ardhshme.

Aleatët evropianë janë zotuar se do t’i ofrojnë Ukrainës garanci për sigurinë, në rast të një armëpushimi, me mundësinë e përfshirjes së SHBA-ve gjithashtu.

Zelensky u tha një grupi liderësh evropianë në një takim virtual se është “e rëndësishme që presidenti Trump të shohë se ne në Evropë jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për ta përfunduar luftën”.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë tha se Trump ishte i pakënaqur për shkak të sulmeve të Rusisë të enjten, si pasojë e të cilave gjithashtu u plagosën dhjetëra njerëz në kryeqytetin ukrainas.

“Ai nuk ishte i kënaqur me këtë lajm, por nuk ishte as i befasuar. Këto janë dy vende që janë qenë në luftë për një kohë shumë të gjatë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë për media.

Liderët evropianë, amerikanë dhe të OKB-së e dënuan sulmin rus kundër Kievit, ndërsa Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian thirrën diplomatët rusë për ta shprehur pakënaqësinë e tyre.

Udhëheqës të lartë ukrainas pritet të takohen me të dërguarin e posaçëm të Trumpit, Steven Witkoff, në Nju Jork, për të diskutuar mënyra shtesë për ta ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Të paktën 21 njerëz u vranë në Kiev në sulmin rus me raketa dhe dronë, gjatë të cilit gjithashtu u shkatërruan ndërtesa banimi dhe shtëpi në kryeqytet.

Një nga zonat më të goditura ishte në qarku Darnitsia të Kievit, ku një pjesë e një ndërtese banimi pesëkatëshe u godit drejtpërdrejt.

Në Kiev dhe rajonin e tij, e premtja u shpall ditë zie për të nderuar viktimat e sulmit rus.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do ta miratojë së shpejti një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, të 19-tën që nga nisja e pushtimit të plotë në shkurt 2022.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së caktoi një mbledhje urgjente për sulmet ajrore në pasditen e së premtes, me kërkesë të Ukrainës dhe pesë anëtarëve të Këshillit Evropian, Britanisë, Francës, Sllovenisë, Danimarkës dhe Greqisë.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG