Pse 120.000 njerëz do të zhvendosen nga Nagorno-Karabaku?
Pse 120.000 njerëz do të zhvendosen nga Nagorno-Karabaku?
Njëqind e 20 mijë armenë etnikë të Nagorno-Karabakut pritet të zhvendosen në Armeni.
Reuters
Njëqind e njëzet mijë armenë etnikë të Nagorno-Karabakut do të shkojnë në Armeni, sepse nuk duan të jetojnë si pjesë e Azerbajxhanit dhe i druhen spastrimit etnik, tha lidershipi i këtij rajoni të shkëputur për agjencinë e lajmeve Reuters të dielën.
Çfarë po ndodh dhe çfarë nënkupton kjo?
Armenët e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit që në të kaluarën nuk ishte nën kontrollin e Bakusë, u detyruan të shpallin armëpushim më 20 shtator, pas një operacioni të lehtë ushtarak nga ushtria shumë më e madhe e Azerbajxhanit.
“Njerëzit tanë nuk duan të jetojnë si pjesë e Azerbajxhanit. Nëntëdhjetë e nëntë për qind parapëlqejnë t’i braktisin tokat tona historike”, tha David Babayan, këshilltar i Samvel Shahramanyan, presidentit të Republikës së vetëshpallur të Artsakut.
“Fati i popullit tonë të gjorë do të mbetet në histori si një pafytyrësi dhe turp për popullin armen dhe për tërë botën e qytetëruar”, tha Babayan.
Azerbajxhani tha se do ta integrojë këtë rajon dhe se do t’ua garantojë të drejtat banorëve, por armenët thonë se i druhen shtypjes dhe spastrimit etnik. Azerbajxhani e ka mohuar një qëllim të tillë.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ajo që njihet si Lufta e Parë e Karabakut shpërtheu (1988-1994) mes armenëve dhe Azerbajxhanit të tyre. Rreth 30.000 njerëz u vranë dhe më shumë se një milion u zhvendosën.
Liderët armenë të Karabakut thanë në një komunikatë për media se të gjithë ata që mbetën të pastrehë nga operacioni i fundit ushtarak i Azerbajxhanit dhe duan të largohen, do të shoqërohen drejt Armenisë nga forcat paqeruajtëse ruse.
Shqetësime për situatën e të zhvendosurve nga Karabaku
1/10Një fotografi e 21 shtatorit, e publikuar në mediat sociale nga Avokati i Popullit në Nagorno-Karabak, gjoja shfaq të zhvendosurit armenë duke jetuar në kushte të vështira.
“Më shumë se 10.000 persona të zhvendosur po qëndrojnë aktualisht në bodrume, pa ushqim, ujë, energji elektrike, dhe të gjitha kushtet e tjera elementare për jetesë. Azerbajxhani po kryen gjenocid në Artsak (Nagorno-Karabak) në kohë reale, me pëlqimin e heshtur të komunitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Gegham Stepanyan në platformën X, e njohur më parë si Twitter.
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni. (Përgatiti: Trim Haliti)
2/10Një fotografi tjetër e publikuar në mediat sociale besohet se shfaq armenët e zhvendosur duke pritur për t’u larguar më 21 shtator, afër aeroportit në kryeqytetin de facto të Nagorno-Karabakut, Stepanakert.
Avokati i Popullit, Stepanian, ka thënë në mediat sociale se rrugët e Stepanakertit janë “mbushur me njerëz të zhvendosur, [të cilët janë] të uritur dhe të frikësuar”.
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni. (Përgatiti: Trim Haliti)
3/10Një punonjës komunal (djathtas) duke bërë përpjekje për t’i qetësuar banorët, pas dëgjimit të të shtënave në Stepanakert.
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni. (Përgatiti: Trim Haliti)
4/10Një pamje e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më 21 shtator gjoja shfaq civilët e zhvendosur nga paqeruajtësit rusë në një vend të panjohur.
Azerbajxhani ndërpreu aksionin ushtarak në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut më 20 shtator, pasi suksesi i tij i shpejtë në fushëbetejë i detyroi separatistët armenë të pajtohen për një armëpushim që do ta kthejë zonën në kontroll të plotë të Bakusë.
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni. (Përgatiti: Trim Haliti)
5/10Një grua duke gatuar në një stufë të improvizuar afër një rruge në Stepanakert.
Stepanian ka thënë se të paktën 200 persona janë vrarë dhe pothuajse dyfish më shumë janë plagosur gjatë luftimeve të fundit, përfshirë fëmijë.
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni. (Përgatiti: Trim Haliti)
6/10Banorët lokalë duke u grumbulluar pranë një ndërtese komunale, pas raportimeve për të shtëna në Stepanakert.
Separatistët që udhëheqin territorin që ata e quajnë Republikë e Artsakut – siç njihet Nagorno-Karabaku nga armenët – kanë thënë se janë detyruar t’i pranojnë kushtet e Azerbajxhanit – të përcjella nga paqeruajtësit rusë – pasi ushtria e Bakusë i theu radhët e tyre dhe mori në kontroll lokacione strategjike.
Azerbajxhani ka thënë se nuk mund ta toleronte më një situatë që ai e cilësoi si kërcënim për sigurinë dhe integritetin e tij territorial.
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni. (Përgatiti: Trim Haliti)
7/10Demonstruesit armenë duke mbajtur pllakate që bëjnë thirrje për kërkesën e kryeministrit armen, Nikol Pashinian, në Jerevan, më 21 shtator.
Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe aktualisht është i banuar nga rreth 120.000 armenë etnikë. Ai është shkëputur nga Bakuja në një luftë gjatë kolapsit të Bashkimit Sovjetik. Rajoni ka mbijetuar prej dekadash me mbështetjen e drejtpërdrejtë nga Armenia, falë kontrollit të një rruge tokësore të njohur si Korridori i Laçinit.
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni. (Përgatiti: Trim Haliti)
8/10Demonstruesit kanë vazhduar t’i bllokojnë rrugët në Jerevan më 22 shtator, duke kërkuar largimin e Pashinianit për shkak të dorëzimit të Nagorno-Karabakut. Më shumë se 80 persona janë arrestuar.
Armenia e ka akuzuar Azerbajxhanin për bllokimin e Korridorit të Laçinit, rrugë e vetme që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakun, që nga dhjetori i vitit 2022. Azerbajxhani kishte ngulmuar se kamionët me ndihma duhej të kalonin përmes territorit azerbajxhanas, për të parandaluar kontrabandën.
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni. (Përgatiti: Trim Haliti)
9/10Një protestues duke u përleshur me policë armenë në Jerevan, më 21 shtator.
Një luftë e dytë më 2020 bëri që Azerbajxhani të rimarrë territore brenda dhe rreth rajonit malor, dhe që Armenia ta humbë kontrollin e korridorit, duke e lënë rrugën në kontroll të paqeruajtësve rusë, derisa ajo u bllokua në dhjetorin e kaluar.
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni. (Përgatiti: Trim Haliti)
10/10Zbatuesit e ligjit duke arrestuar një protestues pranë një ndërtese qeveritare në Jerevan, më 21 shtator.
Bakuja thotë se ka plane për riintegrimin e Nagorno-Karabakut dhe popullsisë së tij armene në Azerbajxhan. Por, autoritetet azerbajxhanase nuk kanë treguar se cili është plani, dhe detajet e tij mbeten shumë të paqarta. Sesioni i parë i bisedimeve “për riintegrim” ka përfunduar më 21 shtator, pa ndonjë shenjë përparimi.
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Ku do të shkojnë ata?
Nëse 120.000 njerëz shkojnë përmes korridorin Laçin në Armeni, vendi i vogël kaukazian mund të përballet me krizë humanitare.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, tha të premten se është gjetur një hapësirë për vendosjen e së paku 40.000 njerëzve.
“Nëse nuk krijohen kushte të duhura që armenët e Nagorno-Karabakut të jetojnë në shtëpitë e tyre dhe nëse nuk ka mekanizma për mbrojtje efektive kundër spastrimit etnik, gjasat janë se armenët e Nagorno-Karabakut do ta shohin mërgimin nga atdheu si rrugë të vetme për ta shpëtuar jetën dhe identitetin”, tha Pashinyan të dielën.
Nuk është e qartë nëse 120.000 njerëzit do të strehohen në Armeni, e cila ka një popullsi prej 2.8 milionë, para dimrit.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se ka nisur të regjistrojë njerëz, të cilët po kërkojnë fëmijë të pashoqëruar, apo të cilët e kanë humbur kontaktin me të dashurit e tyre.
Për Azerbajxhanin, largimi i armenëve nga Karabaku është fitore e madhe e cila i jep fund një lufte shumëvjeçare dhe mosmarrëveshjeve rreth këtij rajoni.
Presidenti Ilham Aliyev tha se pushteti i tij e kishte konsideruar vetëm histori idenë për një Karabak të pavarur armen dhe se ky rajon do të shndërrohej në një “parajsë” si pjesë e Azerbajxhanit.
Çfarë do të thotë kjo për rajonin e gjerë?
Një eksod masiv mund ta ndryshojë baraspeshën delikate të pushtetit në rajonin e Kaukazit Jugor, i cili përbëhet nga etni të ndryshme dhe tubacione të naftës dhe gazit, ku Rusia, Shtetet e Bashkuara, Turqi dhe Irani shtyhen për të shtrirë ndikim.
Pashinyan tha se kriza ka treguar se ky vend nuk mund të mbështetet në Rusinë për t’i mbrojtur interesat e veta, megjithatë Moska i është përgjigjur duke thënë se Armenia ka pak miq pos Rusisë.
Shumë armenë e fajësojnë Pashinyanin, i cili e humbi luftën e vitit 2020 kundër Azerbajxhanit për Karabakun, për humbjen e Karabakut. Protestuesit në kryeqytetin Jerevan bënë thirrje për dorëheqjen e tij këtë javë.
Pashinyan tha se forca të paidentifikuara po kërkonin të bënë puç ndaj tij, dhe i ka akuzuar mediat ruse se po bëjnë luftë informacioni kundër tij.
Rusia e ka një bazë ushtarake në Armeni dhe e cilëson veten si garantuesja kryesore e sigurisë në rajon.
Këtë muaj, Armenia e mbajti një ushtrim të përbashkët ushtarak me SHBA-në, e cila e ka kritikuar operacionin ushtarak të Azerbajxhanit. Turqia, anëtare e NATO-s, e mbështet Azerbajxhanin.