Çfarë thonë në Beograd?
SHBA-ja i jep Kosovës garanci për sigurinë
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.
SHBA-ja, sipas tij, e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë.
Serbia paralajmëroi se, më 15 dhjetor, do t'i dërgojë një kërkesë të tillë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Intervistën e plotë me zotin Escobar mund ta lexoni këtu.
Lajçak dhe Escobar sot në Beograd
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojnë sot në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi vjen në kohën e tensioneve në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb. Ky i fundit dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Një ditë më herët, dy diplomatët perëndimorë takuan në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Preferoj rrugë diplomatike për heqjen e barrikadave në veri, tha Lajçak.
Për më shumë lexoni këtu.
Mirëmëngjesi të nderuar lexues!
Në pjesën veriore të Kosovës vazhdojnë barrikadat që kanë ngritur disa serbë lokalë, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb, të dyshuar për përfshirje në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Vazhdoni të përcillni Radion Evropa e Lirë për më të rejat e fundit!