Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
14:18 22.12.2022

Policia mohon se ka penguar serbët të marrin pjesë në protestë

Policia e Kosovës ka thënë se nuk qëndrojnë informacionet e disa mediumeve se autoritetet kanë ndaluar autobusë me protestues që ishin nisur drejt protestës që u mbajt në Rudarë të Zveçanit.

“Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të ligjit dhe sigurisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë verifikimit të dokumenteve disa persona nuk kanë pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare [me vetë dëshirë] nuk kanë vazhduar tutje”, u tha në njoftimin e Policisë.

Sipas autoriteteve të rendit, protesta ka përfunduar pa ndonjë incident dhe në të “kanë marrë pjesë rreth 1.500 pjesëmarrës”.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, gjatë protestës paraqiti disa kërkesa për largimin e barrikadave që disa serbë lokalë kanë ngritur në veri të Kosovës që nga 10 dhjetori.

Ai tha se lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës janë kërkesat e protestuesve.

Autoritetet në Kosovë më herët kanë demantuar pretendimet e Listës Serbe se ka lista për arrestim të serbëve dhe po ashtu kanë thënë se në veri janë dërguar policë të rendit, e jo njësitë speciale.

Barrikadat në veri u ngritën pas arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq. Autoritetet në Kosovë dyshojnë se Pantiq ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

13:33 22.12.2022

Një rikujtim se pse u mbajt protesta në veri

Që nga 10 dhjetori rrugët kryesore në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat. Grupe të serbëve lokalë kanë bllokuar me mjete të rënda dy rrugët kryesore që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Përmes këtij veprimi ata i janë përgjigjur arrestimit të ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i dyshuar për një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Protesta u zhvillua në Rudarë, komuna e Zveçanit, kundër siç u tha, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë për The Guardian tha se barrikadat nuk mund të largohen pa pasoja.

Protesta e serbëve përmes fotografive

Protestuesit në Rudarë duke mbajtur një flamur serb me përmasa të mëdha. 
1/10 Protestuesit në Rudarë duke mbajtur një flamur serb me përmasa të mëdha. 
Qytetarët serbë po protestojnë në fshatin Rudarë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, që në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.
Qytetarë serbë të mbledhur në Rudarë për të protestuar.
2/10 Qytetarë serbë të mbledhur në Rudarë për të protestuar.
Qytetarët serbë po protestojnë në fshatin Rudarë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, që në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.
Derisa qytetarë serbë shihen duke shkuar në protestën e paralajmëruar në Rudarë të Zveçanit, kurse në rrugë shihen edhe forcat e KFOR-it.<br />
&nbsp;
3/10 Derisa qytetarë serbë shihen duke shkuar në protestën e paralajmëruar në Rudarë të Zveçanit, kurse në rrugë shihen edhe forcat e KFOR-it.
 
Qytetarët serbë po protestojnë në fshatin Rudarë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, që në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.
Qytetarët serbë të mbledhur në Rudarë.
4/10 Qytetarët serbë të mbledhur në Rudarë.
Qytetarët serbë po protestojnë në fshatin Rudarë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, që në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.
&quot;Nuk lindëm fëmijë për snajperët e Kurtit&quot;, &quot;Pse jemi kriminelë nëse kërkojmë liri?&quot;, &quot;Drejtësi për Dejanin, Milanin e Slagjanin!&quot; , janë disa nga pankartat që u panë në protestën e serbëve më 22 dhjetorit në Rudarë.&nbsp;
5/10 "Nuk lindëm fëmijë për snajperët e Kurtit", "Pse jemi kriminelë nëse kërkojmë liri?", "Drejtësi për Dejanin, Milanin e Slagjanin!" , janë disa nga pankartat që u panë në protestën e serbëve më 22 dhjetorit në Rudarë. 
Qytetarët serbë po protestojnë në fshatin Rudarë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, që në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.
Një nga pankartat e protestuesve serbë në Rudarë, &quot;Nga këtu nuk ka kthim prapa!&quot;.&nbsp;
6/10 Një nga pankartat e protestuesve serbë në Rudarë, "Nga këtu nuk ka kthim prapa!". 
Qytetarët serbë po protestojnë në fshatin Rudarë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, që në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.
Përfaqësues të Listës Serbe në protestën e së enjtes në Rudarë.<br />
<br />
Lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e &ldquo;listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve&rdquo;, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës janë kushtet për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe.
7/10 Përfaqësues të Listës Serbe në protestën e së enjtes në Rudarë.

Lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës janë kushtet për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe.
Qytetarët serbë po protestojnë në fshatin Rudarë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, që në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.
Pamje nga protesta e qytetarëve serbë në Rudarë.&nbsp;
8/10 Pamje nga protesta e qytetarëve serbë në Rudarë. 
Qytetarët serbë po protestojnë në fshatin Rudarë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, që në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.
Radio Evropa e Lirë merr vesh se në protestën e së enjtes morën pjesë edhe pjesëtarë të komunitetit serb nga zona të tjera të Kosovës. Bëhet fjalë kryesisht për persona të punësuar në institucionet serbe që funksionojnë në Kosovë.
9/10 Radio Evropa e Lirë merr vesh se në protestën e së enjtes morën pjesë edhe pjesëtarë të komunitetit serb nga zona të tjera të Kosovës. Bëhet fjalë kryesisht për persona të punësuar në institucionet serbe që funksionojnë në Kosovë.
Qytetarët serbë po protestojnë në fshatin Rudarë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, që në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.
Disa nga qytetarët e mbledhur në Rudarë, me të cilët ka biseduar REL-i, thanë se kanë ardhur për të luftuar për të drejtat e tyre, por ka edhe nga ta që deklaruan se u detyruan të vijnë. Tubimet e tilla janë &ldquo;obligim pune&rdquo; për punonjësit në institucionet serbe në Kosovë.
10/10 Disa nga qytetarët e mbledhur në Rudarë, me të cilët ka biseduar REL-i, thanë se kanë ardhur për të luftuar për të drejtat e tyre, por ka edhe nga ta që deklaruan se u detyruan të vijnë. Tubimet e tilla janë “obligim pune” për punonjësit në institucionet serbe në Kosovë.
Qytetarët serbë po protestojnë në fshatin Rudarë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë vend, që në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.
Previous slide
Next slide

13:26 22.12.2022

Këto janë kushtet e serbëve për largim të barrikadave

Lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës, janë kushte për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, në një protestë të mbajtur të enjten në Rudarë, në veri të Kosovës.

Protesta u mbajt në vendin ku ndodhet një nga nëntë barrikadat e ngritura nga popullata vendase serbe pas arrestimit të ish-policit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

“Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave, sepse jemi lodhur duke pritur se kush prej nesh është i radhës në listën për arrestim apo ekzekutim vetëm pse jemi serbë”, tha Rakiq para turmës.

Ai tha se zgjidhja e kësaj krize është “ekskluzivisht në Prishtinë”.

Lexoni këtu lajmin e plotë për protestën e sotme:

13:17 22.12.2022

Ka përfunduar protesta e qytetarëve serbë në veri

Qytetarët serbë që protestuan në fshatin Rudarë të Zveçanit e shpallën të përfunduar protestën. Ata i vendosën disa kushte për institucionet e Kosovës në këmbim të largimit të barrikadave. Protesta ishte e qetë dhe nuk u raportua ndonjë incident.

Protesta, që u cilësua si “më e madhja ndonjëherë”, u organizua pas thirrjes së të ashtuquajturit Shtab i krizave, i cili përbëhet nga punonjës të institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe përfaqësues të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG