Të paktën 50 persona janë ndaluar nga policia jashtë Parlamentit të Gjeorgjisë më 7 mars, teksa protestuesit kanë tentuar të hyjnë në ndërtesë, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të deputetëve që kanë miratuar në lexim të parë një projektligj, i cili do t’iu kërkonte organizatave që fitojnë më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë, që të regjistrohen si “agjentë të huaj”.
Zjarr e topa uji në protestat në Gjeorgji kundër ligjit për “agjentë të huaj”
![Një grua e prekur nga gazi lotsjellës shihet duke pranuar ndihmë gjatë protestës. Presidentja gjeorgjiane Salome Zurabishvili – e cila gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara – i ka përshëndetur protestat. “Ju përfaqësoni një Gjeorgji të lirë, Gjeorgjia e sheh të ardhmen e saj në Perëndim, dhe nuk do ta lejojë askënd që të ndërhyjë në këtë të ardhme”, ka thënë ajo përmes një video adresimi.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-358b-08db1f9ebcb8_w1024_q10_s.jpg)
5
Një grua e prekur nga gazi lotsjellës shihet duke pranuar ndihmë gjatë protestës.
Presidentja gjeorgjiane Salome Zurabishvili – e cila gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara – i ka përshëndetur protestat. “Ju përfaqësoni një Gjeorgji të lirë, Gjeorgjia e sheh të ardhmen e saj në Perëndim, dhe nuk do ta lejojë askënd që të ndërhyjë në këtë të ardhme”, ka thënë ajo përmes një video adresimi.
Presidentja gjeorgjiane Salome Zurabishvili – e cila gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara – i ka përshëndetur protestat. “Ju përfaqësoni një Gjeorgji të lirë, Gjeorgjia e sheh të ardhmen e saj në Perëndim, dhe nuk do ta lejojë askënd që të ndërhyjë në këtë të ardhme”, ka thënë ajo përmes një video adresimi.
![Një protestues me maskë kundër gazit shihet afër ndërtesës së Parlamentit, pas shkatërrimit të një ndalese, e cila ishte krijuar për të bllokuar protestuesit.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-424e-08db1f9ecfdd_w1024_q10_s.jpg)
6
Një protestues me maskë kundër gazit shihet afër ndërtesës së Parlamentit, pas shkatërrimit të një ndalese, e cila ishte krijuar për të bllokuar protestuesit.
![Forcat speciale të policisë shihen të mbledhura, duke detyruar protestuesit që të largohen nga zona afër ndërtesës së Parlamentit.](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-d074-08db1f3e7773_w1024_q10_s.jpg)
7
Forcat speciale të policisë shihen të mbledhura, duke detyruar protestuesit që të largohen nga zona afër ndërtesës së Parlamentit.
![Zjarri duke u shuar me një top uji.](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-a6e8-08db1f9ea959_w1024_q10_s.jpg)
8
Zjarri duke u shuar me një top uji.