Ndërlidhjet

Frikë nga përhapja e flakëve mes evakuimeve në Rodos

Tym duke u ngritur nga një kompleks hotelier, që po digjej gjatë një zjarri të egër në ishullin grek të Rodosit, më 22 korrik 2023.
Tym duke u ngritur nga një kompleks hotelier, që po digjej gjatë një zjarri të egër në ishullin grek të Rodosit, më 22 korrik 2023.

Erërat e forta të parashikuara për të dielën pritet të vështirësojnë betejën e zjarrfikësve për lokalizuar një zjarr jashtë kontrolli në ishullin grek Rodos, ku rreth 30.000 njerëz janë detyruar të evakuohen.

Ishulli i Rodosit është njëri prej vendeve më të popullarizuara turistike në Greqi, veçanërisht në mesin e pushuesve britanikë, gjermanë dhe francezë, shumë prej të cilëve tani po largohen me shpejtësi nga rruga e flakëve.

Teksa Greqia është goditur nga një valë e të nxehtit ekstrem, flakët po shkaktojnë dëme që gati një javë në ishullin e saj.

Autoritetet kanë paralajmëruar se beteja për ta kontrolluar zjarrin, në mes të sezonit turistik, do të zgjasë disa ditë, raporton AFP.

Turistët duke u evakuuar nga hotelet në Rodos, më 22 korrik 2023.
Turistët duke u evakuuar nga hotelet në Rodos, më 22 korrik 2023.

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakoyiannis, ka paralajmëruar se erërat pritet të bëhen “më të forta” gjatë së dielës, duke rritur flakët.

Zyrtarët lokalë në Rodos kanë thënë të shtunën se kanë zhvendosur 30.000 persona të kërcënuar nga zjarret e egra drejt vendeve të sigurta – përfshirë mbi 2.500 që është dashur të largohen me tragete nga plazhet.

Vitin e kaluar, Rodosi, që ka popullsi prej mbi 100.000 banorësh, ka pritur mbi 2.5 milionë turistë.

Bota në luftë me zjarret

Pisha që digjen gjatë një zjarri të egër në Agia Sotira, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.
1/23 Pisha që digjen gjatë një zjarri të egër në Agia Sotira, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një burrë duke futur qenin në veturë ndërsa po evakuohet nga zona e kapluar nga zjarri  në fshatin Agios Charalampos, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.
2/23 Një burrë duke futur qenin në veturë ndërsa po evakuohet nga zona e kapluar nga zjarri  në fshatin Agios Charalampos, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një oficer policie evakuon një fëmijë ndërsa shumë pranë shihet zjarri që ka përfshirë zonën, fshati Agios Charalampos, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.
3/23 Një oficer policie evakuon një fëmijë ndërsa shumë pranë shihet zjarri që ka përfshirë zonën, fshati Agios Charalampos, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një helikopter zjarrfikës fluturon nëpër tym ndërsa njerëzit shikojnë në Mandra në perëndim të Athinës, të martën më 18 korrik 2023. Në Greqi, tri vatra të mëdha zjarri dogjën sipërfaqe të tëra jashtë Athinës për të dytën ditë.
4/23 Një helikopter zjarrfikës fluturon nëpër tym ndërsa njerëzit shikojnë në Mandra në perëndim të Athinës, të martën më 18 korrik 2023. Në Greqi, tri vatra të mëdha zjarri dogjën sipërfaqe të tëra jashtë Athinës për të dytën ditë.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Flakët përfshijnë një shtëpi në Saronida, afër Athinës, Greqi, më 17 korrik 2023.<br />
&nbsp;
5/23 Flakët përfshijnë një shtëpi në Saronida, afër Athinës, Greqi, më 17 korrik 2023.
 
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Njerëzit duke evakuuar kuajt nga një qendër kalërimi, pasi zjarri përfshiu Kalyvian, afër Athinës, Greqi, më 17 korrik 2023.
6/23 Njerëzit duke evakuuar kuajt nga një qendër kalërimi, pasi zjarri përfshiu Kalyvian, afër Athinës, Greqi, më 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një fëmijë duke larguar delet e familjes së tij teksa zjarri i afrohej fshatit Agios Charalampos, afër Athinës, më 18 korrik 2023.
7/23 Një fëmijë duke larguar delet e familjes së tij teksa zjarri i afrohej fshatit Agios Charalampos, afër Athinës, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një zjarrfikës duke shuar flakët në vendbanimin Panorama pranë Agioi Theodorit, rreth 70 km në perëndim të Athinës, më 18 korrik 2023.
8/23 Një zjarrfikës duke shuar flakët në vendbanimin Panorama pranë Agioi Theodorit, rreth 70 km në perëndim të Athinës, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Përpjekjet për të shuar zjarrin nga ajri në fshatin Pournari, afër Athinës, më 18 korrik 2023.
9/23 Përpjekjet për të shuar zjarrin nga ajri në fshatin Pournari, afër Athinës, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Kjo fotografi e bërë mesnatën e 17 korrikut 2023 tregon një shpërthim zjarri të ndezur nga brigada e zjarrfikësve të pyjeve &quot;BRIFOR&quot;, për të parandaluar avancimin e flakëve në Ishujt Kanare të La Palmas, që nisën si një zjarr pyjor më 15 korrik ndërsa shkatërruan 4000 hektarë tokë.
10/23 Kjo fotografi e bërë mesnatën e 17 korrikut 2023 tregon një shpërthim zjarri të ndezur nga brigada e zjarrfikësve të pyjeve "BRIFOR", për të parandaluar avancimin e flakëve në Ishujt Kanare të La Palmas, që nisën si një zjarr pyjor më 15 korrik ndërsa shkatërruan 4000 hektarë tokë.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Pamje e përgjithshme e një vatre zjarri në krahun e një mali në Bitsch pranë Brigut, Zvicër, më 18 korrik 2023.
11/23 Pamje e përgjithshme e një vatre zjarri në krahun e një mali në Bitsch pranë Brigut, Zvicër, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një helikopter duke hedhur ujë në malet në Zvicër.
12/23 Një helikopter duke hedhur ujë në malet në Zvicër.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një helikopter zjarrfikës në Ishujt Kanare të Spanjës.
13/23 Një helikopter zjarrfikës në Ishujt Kanare të Spanjës.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një kamion i zjarrfikësve pranë një vatre zjarri në fshatin Pournari, në Greqi, më 18 korrik 2023.
14/23 Një kamion i zjarrfikësve pranë një vatre zjarri në fshatin Pournari, në Greqi, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një helikopter zjarrfikës lëshon ujë për të shuar një zjarr në Belen, pranë Iskenderunit, në Turqi, më 17 korrik 2023.
15/23 Një helikopter zjarrfikës lëshon ujë për të shuar një zjarr në Belen, pranë Iskenderunit, në Turqi, më 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një banor përdor një shat për të ndërprerë përhapjen e zjarrit pranë Iskenderunit, në Turqi, më 17 korrik 2023.
16/23 Një banor përdor një shat për të ndërprerë përhapjen e zjarrit pranë Iskenderunit, në Turqi, më 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një biçikletë shihet në një shtëpi të djegur nga zjarri në Ishujt Kanare, Spanjë, më 17 korrik 2023.
17/23 Një biçikletë shihet në një shtëpi të djegur nga zjarri në Ishujt Kanare, Spanjë, më 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një zjarrfikës përdor një zorrë uji për të shuar zjarrin pranë Vanderhoofit, në Kanada, korrik 2023.
18/23 Një zjarrfikës përdor një zorrë uji për të shuar zjarrin pranë Vanderhoofit, në Kanada, korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Ky imazh i bërë më 14 korrik 2023, i lëshuar nga Societe De Protection Des Forets (SOPFEU) më 18 korrik 2023, tregon tymin e zjarrit që mbulon qiellin në zonën veriore të provincës Quebec të Kanadasë. Rreth 900 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në të gjithë Kanadanë, rreth 580 prej të cilave mbeten jashtë kontrollit, sipas raportimeve të mediave, ndërsa dy zjarrfikës kanë vdekur.
19/23 Ky imazh i bërë më 14 korrik 2023, i lëshuar nga Societe De Protection Des Forets (SOPFEU) më 18 korrik 2023, tregon tymin e zjarrit që mbulon qiellin në zonën veriore të provincës Quebec të Kanadasë. Rreth 900 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në të gjithë Kanadanë, rreth 580 prej të cilave mbeten jashtë kontrollit, sipas raportimeve të mediave, ndërsa dy zjarrfikës kanë vdekur.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Zjarri në Bitsch, Valais, Zvicër, 17 korrik 2023.
20/23 Zjarri në Bitsch, Valais, Zvicër, 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një zjarr që ra pranë ndërtesave në fshat, bëri që disa banorë të evakuohen, në fshatin al-Marana, Homs, Siri, më 18 korrik 2023.
21/23 Një zjarr që ra pranë ndërtesave në fshat, bëri që disa banorë të evakuohen, në fshatin al-Marana, Homs, Siri, më 18 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Tymi e zjarri në zonën veriore të provincës Quebec të Kanadasë.
22/23 Tymi e zjarri në zonën veriore të provincës Quebec të Kanadasë.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Një cisternë duke lëshuar lëndë për parandalimin e zjarrit në një pyll në Kanada, 17 korrik 2023.
23/23 Një cisternë duke lëshuar lëndë për parandalimin e zjarrit në një pyll në Kanada, 17 korrik 2023.
Bota po përballet me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore.
Previous slide
Next slide

Zjarret kanë arritur fshatin Laerma gjatë natës, duke kapluar shtëpi dhe një kishë, përderisa shumë hotele janë dëmtuar nga flakët që kanë arritur në breg.

Turistët dhe disa vendës kanë kaluar natën në palestra, shkolla dhe qendra konferencash në hotele në ishull, teksa zjarrfikësit kanë luftuar me zjarret.

“Është situatë e paprecedentë për ishullin”, ka thënë Panagiotis Dimelis, kryetar i këshillit të fshatit Arkangelos, në një prononcim për Skai TV, duke shtuar se shumë banorë kanë nxituar t’i shpëtojnë turistët.

Në plazh i mbuluar nga tymi gjatë një zjarri të egër në Rodos, Greqi, më 22 korrik 2023.
Në plazh i mbuluar nga tymi gjatë një zjarri të egër në Rodos, Greqi, më 22 korrik 2023.

Në Athinë, ministria e Jashtme ka thënë se ka ngritur një njësit për menaxhim krize për të lehtësuar evakuimin e qytetarëve të huaj në Greqi, për shkak të zjarreve të vazhdueshme pyjore.

Një pjesë e madhe e ishullit të Rodosit ka qenë pa energji elektrike, teksa furnizuesi me rrymë, PPC, ka ndërprerë punën e termocentralit lokal në jug, për arsye sigurie.

Më shumë se 200 zjarrfikësit kanë luftuar me zjarret gjatë natës, përderisa mbështetja ajrore ka nisur punën që në orët e hershme të së dielës.

XS
SM
MD
LG