Ndërlidhjet

Zjarr i madh përfshin një objekt në Ulqin


Zjarri në Ulqin. Fotografia është shkëputur nga një video e publikuar nga televizioni lokal, Teuta.
Zjarri në Ulqin. Fotografia është shkëputur nga një video e publikuar nga televizioni lokal, Teuta.

Në Ulqin të Malit të Zi, autoritetet janë duke punuar në shuarjen e një zjarri që shpërtheu në një magazinë përgjatë rrugës që çon drejt kripores.

Siç shihet në pamjet e televizionit lokal Teuta, në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë, ndërsa policia ka bllokuar rrugën që të çon te vendi ku ka shpërthyer zjarri.

Zjarrfikësit në vendngjarje kanë konfirmuar se është përfshirë nga flakët magazina e kompanisë “Agris”.

Sipas informacioneve nga faqja e tyre zyrtare, kompania "Agris" merret me importin dhe shpërndarjen e produkteve kimike për pastrim, mjeteve mbrojtëse, shamponëve, detergjentëve, produkteve prej letre dhe pajisjeve për sektorin e gastronomisë.

Kjo hartë tregon vendndodhjen e magazinës së kompanisë "Argis".
Kjo hartë tregon vendndodhjen e magazinës së kompanisë "Argis".

Një shtëllungë e madhe tymi shihet mbi objektin që është përfshirë nga flakët.

Policia ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim dhe nuk ka ende informacione nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG