Ndërlidhjet

Shtatë të vdekur nga zjarri në një spital të Rumanisë


Pacientët dhe personeli mjekësor jashtë spitalit ku shpërtheu zjarri. Konstanta, Rumani, 1 tetor, 2021.

Një zjarr në një spital të Rumanisë, ku trajtohen pacientët me koronavirus, la të vrarë shtatë persona, bëri të ditur ministri i Brendshëm i këtij vendi, Lucian Bode.

Zjarri shpërtheu mëngjesin e së premtes në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin për Sëmundjet Infektive, në qytetin port Konstanta.

Zjarrfikësit e shuan zjarrin pas një ore, me ndihmën e ekipeve të tjera që arritën nga rajonet përreth.

Pacientët dhe stafi në objekt u evakuuan, thanë autoritetet.

Bode tha se 125 pacientë ishin në spital në kohën kur shpërtheu zjarri.

Viteve të fundit, në Rumani kanë ndodhur disa zjarre vdekjeprurëse në spitale, dy prej tyre gjatë pandemisë së koronavirusit.

Pesë pacientë kanë vdekur në janar, si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në repartin për trajtimin e pacientëve me koronavirus, në një spital të Bukureshtit.

Një tjetër zjarr, dy muaj para tij, ka shkaktuar vdekjen e 15 pacientëve në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali tjetër për koronavirus në qytetin Piatra Neamt, në verilindje të Rumanisë.

XS
SM
MD
LG