Ndërlidhjet

Lajme

Mijëra evakuohen teksa zjarret kërcënojnë Athinën

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarret në Gramatiko, afër Athinës më 12 gusht 2024.

Mijëra persona që jetojnë përreth Athinës janë evakuuar të hënën, më 12 gusht, përfshirë edhe nga qyteze historike Maraton, pasi një zjarr i madh i është afruar kryeqytetit grek, pavarësisht përpjekjeve “mbinjerëzore” për ta vënë nën kontroll, thanë zyrtarët.

Autoritetet kanë urdhëruar të paktën edhe pesë komunitete të tjera që të evakuohen dhe dy spital në verilindje të Athinës, pasi paraprakisht kishin urdhëruar evakuimin e banorëve nga tetë fshatra, përfshirë nga Maraton, të dielën.

Kryetari i Maratonës, Stregios Tsirkas, tha se qyteza, nga e cila ka marrë emrin edhe gara e vrapimit në distancë të gjatë, po përballet me “katastrofë biblike”.

Një mur i gjatë flake prej 30 kilometrash, dhe në disa vende deri në 25 metra i lartë, po lëvizë drejt Athinës, sipas transmetuesi publik ERT.

Zjarret i afrohen Athinës

Zjarrfikësit përpiqen të shuajnë një zjarr në Dionisos, në Greqi, 12 gusht 2024.
1/15 Zjarrfikësit përpiqen të shuajnë një zjarr në Dionisos, në Greqi, 12 gusht 2024.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një pemë duke u djegur, ndërsa flakët dhe tymi ngrihen lart në qiell mbi fshatin Varnavas, pranë Athinës, Greqi, 11 gusht 2024.
2/15 Një pemë duke u djegur, ndërsa flakët dhe tymi ngrihen lart në qiell mbi fshatin Varnavas, pranë Athinës, Greqi, 11 gusht 2024.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Dy zjarrfikës gjatë aksionit për të lokalizuar zjarret.
3/15 Dy zjarrfikës gjatë aksionit për të lokalizuar zjarret.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një avion zjarrfikës shihet duke hedhur ujë në përpjekje për të shuar një zjarr në Grammatiko, pranë Athinës, Greqi, 12 gusht 2024.
4/15 Një avion zjarrfikës shihet duke hedhur ujë në përpjekje për të shuar një zjarr në Grammatiko, pranë Athinës, Greqi, 12 gusht 2024.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi.
5/15 Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin pranë një rruge në Grammatiko afër Athinës, 12 gusht 2024.
6/15 Përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin pranë një rruge në Grammatiko afër Athinës, 12 gusht 2024.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Flakët kaplojnë drunjtë e gjelbër... 
7/15 Flakët kaplojnë drunjtë e gjelbër... 
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ekipet e zjarrfikësve punuan gjatë natës mes 11 e 12 gushtit në përpjekje për të lokalizuar flakët.
8/15 Ekipet e zjarrfikësve punuan gjatë natës mes 11 e 12 gushtit në përpjekje për të lokalizuar flakët.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Zjarrfikësit arritën të fikin një vatër zjarri në Penteli, mëngjesin e hershëm të 12 gushtit.
9/15 Zjarrfikësit arritën të fikin një vatër zjarri në Penteli, mëngjesin e hershëm të 12 gushtit.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Qielli plot tym mbi Tempullin e Partenonit në majë të kodrës së Akropolit në Athinë, më 12 gusht 2024. 
10/15 Qielli plot tym mbi Tempullin e Partenonit në majë të kodrës së Akropolit në Athinë, më 12 gusht 2024. 
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Marina Kalogerakou, 24 vjeçe, përdor një kovë me ujë për të shuar vatra të vogla të zjarrit në Penteli, Greqi.
11/15 Marina Kalogerakou, 24 vjeçe, përdor një kovë me ujë për të shuar vatra të vogla të zjarrit në Penteli, Greqi.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një tjetër zjarrfikës gjatë përpjekjeve për të shuar një zjarr.  
12/15 Një tjetër zjarrfikës gjatë përpjekjeve për të shuar një zjarr.  
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një veturë e djegur shihet pranë pemëve të djegura pranë fshatit Varnavas të Greqisë.
13/15 Një veturë e djegur shihet pranë pemëve të djegura pranë fshatit Varnavas të Greqisë.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një shtëpi u dogj tërësisht nga zjarri në Varnavas, në veri të Athinës, më 11 gusht 2024. Greqia po lufton me disa zjarre më 11 gusht. Re tymi kanë mbuluar pjesë të kryeqytetit grek mes paralajmërimeve për kushte ekstreme të motit për pjesën tjetër të javës.
14/15 Një shtëpi u dogj tërësisht nga zjarri në Varnavas, në veri të Athinës, më 11 gusht 2024. Greqia po lufton me disa zjarre më 11 gusht. Re tymi kanë mbuluar pjesë të kryeqytetit grek mes paralajmërimeve për kushte ekstreme të motit për pjesën tjetër të javës.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një helikopter zjarrfikës hedh ujë gjatë një operacioni për shuarjen e zjarreve në fshatin Varnavas.
15/15 Një helikopter zjarrfikës hedh ujë gjatë një operacioni për shuarjen e zjarreve në fshatin Varnavas.
Më 12 gusht 2024, autoritetet e Mbrojtjes Civile të Greqisë urdhëruan evakuimin e banorëve të disa qyteteve në periferi të Athinës, që janë të kërcënuara nga zjarri i ashpër që filloi një ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Tetë persona janë hospitalizuar pas telasheve me frymëmarrje dhe autoritetet kanë hapur stadiumin olimpik në veri të Athinës për të strehuar të evakuuarit.

“Forcat e mbrojtjes civile kanë punuar gjatë gjithë natës dhe pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore, zjarri është përhapur me shpejtësi”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis.

Shkatërrimet nga zjarri sjellin në kujtesë zjarrin e korrikut të vitit 2018 në Mati, kur vdiqën 104 persona. Për këtë tragjedi, më pas u tha se faji ishte për shkak se urdhrat për evakuim ishin lëshuar me vonesë.

Sezoni i zjarreve gjatë kësaj vere në Greqi ka shkaktuar dhjetëra zjarre në baza ditore, teksa shteti ka regjistruar dimrin më të nxehtë dhe qershorin dhe korrikun më të nxehtë që kur ka nisur të mbledhë të dhëna më 1960.

Temperaturat përreth Athinës pritet të arrijnë në 39 gradë Celsius të hënën, teksa erërat do të fryjnë deri në 50 kilometra në orë.

Më shumë se 670 zjarrfikës me 183 makina dhe 32 avionë janë angazhuar për të shuar zjarret.

Një ditë më herët, ministri i Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, tha se shteti është në rrezik të lartë për shkak të temperaturave të larta, erërave të fuqishme dhe thatësirës së madhe.

Shkencëtarët kanë thënë se emetimet e karburanteve fosile po përkeqësojnë gjatësinë, shpeshtësinë dhe intensitetin e valëve të të nxehtët në mbarë botën.

Edhe pjesë të tjera të botës po përballen me zjarre, teksa disa pjesë të Evropës këtë javë do të përballen me temperatura të larta.

XS
SM
MD
LG