Ndërlidhjet

Zjarre të paprecedente shkrumbojnë Siberinë

Disa qytete ruse janë kapluar nga tymi i madh, teksa zjarret e egra po përhapen nëpër Siberi. Temperaturat e larta jonormale dhe shpërfillja e rregullave të sigurisë nga zjarri po fajësohen për flakët e vrullshme në pyjet e pafund të rajonit. Republika e Sakës, në verilindje të Siberisë, e njohur ndryshe si Jakutia, është goditur më së keqi. Qyteti i Jakutskut dhe 50 vendbanime të tjera në Siberi janë mbuluar nga një mjegull e trashë prej flakëve.

(Përgatiti: Trim Haliti)

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG