Pamje nga lufta me zjarret që kanë mbërthyer Evropën
- Reuters
Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë pa pushim me vatra zjarri në shtete evropiane, teksa Franca dhe Spanja janë goditur më së rëndi. Në këto dy shtete, mijëra persona janë evakuuar për shkak të zjarreve, teksa kushtet e thata të motit po e përkeqësojnë situatën. Kontinenti evropian, sipas shkencëtarëve, është kontinenti që po ngrohet më së shpejti.
5
Banorët dhe zjarrfikësit punojnë së bashku në shuarjen e vatrave të zjarrit afër Formarizit në provincën Zamora të Spanjës më 29 korrik.
6
Një shtëpi e shkrumbuar në provincën Avila të Spanjës më 28 korrik 2026.
7
Pamje nga lart të përhapjes së zjarreve në malin Burgohondo në Avila të Spanjës.
8
Zjarrfikësit që janë angazhuar në luftën me zjarret, duke pushuar në një sallë sportive, të shndërruar në një qendër koordinuese, në Lege-Cap-Ferret të Francës më 29 korrik 2026.