Zjarret misterioze përfshijnë Rusinë
Një zjarr vdekjeprurës në një rafineri nafte në Rusi më 15 dhjetor është më i fundit në një varg zjarresh të mëdha që kanë goditur Rusinë që nga muaji i kaluar. Flakët kanë shkatërruar disa nga objektet që ishin jetike për pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës nga Moska.
![15 dhjetor: Pasojat e një "shpërthimi të zjarri" që vrau dy persona në rafinerinë e naftës Angarsk, pranë liqenit Baikal në Siberi. Fabrika është një nga rafineritë më të mëdha të përpunimit të naftës në Rusi, me një kapacitet prodhimi vjetor prej më shumë se 10 milionë tonelata naftë.](https://gdb.rferl.org/034d0000-0aff-0242-bb91-08dade54ed62_w1024_q10_s.jpg)
1
15 dhjetor: Pasojat e një "shpërthimi të zjarri" që vrau dy persona në rafinerinë e naftës Angarsk, pranë liqenit Baikal në Siberi. Fabrika është një nga rafineritë më të mëdha të përpunimit të naftës në Rusi, me një kapacitet prodhimi vjetor prej më shumë se 10 milionë tonelata naftë.
![12 dhjetor: Një zjarr shembi një pjesë të çatisë së qendrës tregtare Stroipark në Balashikha, në lindje të Moskës. Sipas raportimeve të mediave ruse, një punonjës i qendrës tregtare pësoi djegie në traktin respirator ndërsa përpiqej të shuante zjarrin para se të arrinin zjarrfikësit.](https://gdb.rferl.org/058a0000-0aff-0242-e87e-08dade7355dd_w1024_q10_s.jpg)
2
12 dhjetor: Një zjarr shembi një pjesë të çatisë së qendrës tregtare Stroipark në Balashikha, në lindje të Moskës. Sipas raportimeve të mediave ruse, një punonjës i qendrës tregtare pësoi djegie në traktin respirator ndërsa përpiqej të shuante zjarrin para se të arrinin zjarrfikësit.
![Kjo hartë tregon vendet ku ndodhën zjarret së fundi në të gjithë Rusinë.](https://gdb.rferl.org/058a0000-0aff-0242-1272-08dade971f4e_w1024_q10_s.jpg)
3
Kjo hartë tregon vendet ku ndodhën zjarret së fundi në të gjithë Rusinë.
![10 dhjetor: Zjarrfikësit duke u përpjekur të shuajnë një zjarr që shpërtheu në rezidencën Lopukhin, një ndërtesë historike në qendër të Moskës, e cila është pjesë e Muzeut Shtetëror të Arteve të Bukura Pushkin.](https://gdb.rferl.org/058a0000-0aff-0242-f0c7-08dade734bf0_w1024_q10_s.jpg)
4
10 dhjetor: Zjarrfikësit duke u përpjekur të shuajnë një zjarr që shpërtheu në rezidencën Lopukhin, një ndërtesë historike në qendër të Moskës, e cila është pjesë e Muzeut Shtetëror të Arteve të Bukura Pushkin.