Ndërlidhjet

Dubai: 16 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë


Ndërtesa ku ka ndodhur incidenti në Dubai.
Ndërtesa ku ka ndodhur incidenti në Dubai.

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur, si pasojë e zjarrit në një ndërtesë banimi në Dubai, kanë raportuar mediat lokale.

Zjarri ka shpërthyer në zonën Al-Ras, një prej pjesëve më të vjetra të Dubait.

Në atë zonë kryesisht banojnë tregtarët dhe punëtorët migrantë.

Zjarri ka shpërthyer në katin e katërt të ndërtesës pesëkatëshe, sipas mediave lokale.

Mbrojtja Civile e Dubait ka thënë se zjarri mund të jetë përhapur pasi ndërtesa nuk përmbush të gjitha standardet e sigurisë.

Sipas autoriteteve, ato janë duke hetuar shkakun e incidentit, mirëpo ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG