Ndërlidhjet

Lajme

Mijëra persona evakuohen për shkak të zjarreve në SHBA

Flamuri amerikan shihet pranë një strukture të përfshirë nga zjarri në Los Anxhelos. 7 janar 2025.

Disa vatra zjarri po përhapen me shpejtësi në Los Anxhelos, duke shkatërruar shtëpi dhe duke shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.

Ndërtesa të shumta janë shkatërruar dhe të paktën 1.200 hektarë në zonën mes Santa Monikas dhe Malibusë janë djegur, thanë zyrtarët, të cilët kanë paralajmëruar për rrezikun e madh nga zjarri ekstrem i cili po përhapet nga erërat e fuqishme, pas një thatësie të madhe.

Teksa zjarret po përhapen, zyrtarët kanë paralajmëruar se erërat do të vazhdojnë ta përkeqësojnë situatën, duke rritur shqetësimet se edhe më shumë lagje do të mund të detyrohen që të evakuohen.

Zjarrfikësit duke shuar zjarrinnë Los Anxhelos. 7 janar 2025.

Një zyrtar i zjarrfikësve ka thënë për televizionin lokal, KTLA, se disa persona kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar si pasojë e zjarrit. Po ashtu, një zjarrfikëse ka pësuar lëndime në kokë.

Zjarrfikësit dhe avionët janë përfshirë në përpjekjet për të shuar flakët, të cilat kanë kapluar shtëpi, sipas pamjeve të transmetuara nga mediat.

Zjarri shkrumbon disa lagje në Los Anxhelos

Një zjarrfikës duke shuar zjarrin në Pasadena, Kaliforni, SHBA më 8 janar 2025. Kjo vatër zjarri shkatërroi 80 hektarë, thanë zyrtarët.
1/12 Një zjarrfikës duke shuar zjarrin në Pasadena, Kaliforni, SHBA më 8 janar 2025. Kjo vatër zjarri shkatërroi 80 hektarë, thanë zyrtarët.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Flaka ngrihet lart gjatë një zjarri në perëndim të Los Anxhelosit, Kaliforni, 7 janar 2025.
2/12 Flaka ngrihet lart gjatë një zjarri në perëndim të Los Anxhelosit, Kaliforni, 7 janar 2025.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Zjarri është përhapur me shpejtësi në Los Anxhelos, duke shkatërruar shtëpi. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata ndërsa rreth 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
3/12 Zjarri është përhapur me shpejtësi në Los Anxhelos, duke shkatërruar shtëpi. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata ndërsa rreth 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një zjarrfikës gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin në një shtëpi që po digjet në Los Anxhelos.
4/12 Një zjarrfikës gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin në një shtëpi që po digjet në Los Anxhelos.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ekipet e zjarrfikësve gjatë përpjekjeve për t'i shuar flakët në një objekt. 
5/12 Ekipet e zjarrfikësve gjatë përpjekjeve për t'i shuar flakët në një objekt. 
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një strukturë e djegur nga zjarri në Pasadena, Kaliforni.
6/12 Një strukturë e djegur nga zjarri në Pasadena, Kaliforni.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Teksa zjarri po përhapet, zyrtarët kanë paralajmëruar se erërat do të vazhdojnë ta përkeqësojnë situatën, duke rritur shqetësimet se do të detyrohen që t'i evakuojnë banorët edhe nga lagje të tjera.
7/12 Teksa zjarri po përhapet, zyrtarët kanë paralajmëruar se erërat do të vazhdojnë ta përkeqësojnë situatën, duke rritur shqetësimet se do të detyrohen që t'i evakuojnë banorët edhe nga lagje të tjera.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Para se zjarri të niste, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit, lëshoi një paralajmërim për kushte ekstreme të zjarrit për shumicën e territorit të Los Anxhelosit, duke parashikuar erëra nga 80 deri në 130 kilometra në orë.
8/12 Para se zjarri të niste, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit, lëshoi një paralajmërim për kushte ekstreme të zjarrit për shumicën e territorit të Los Anxhelosit, duke parashikuar erëra nga 80 deri në 130 kilometra në orë.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Dëshmitarët kanë thënë janë djegur shtëpi e vetura, teksa njerëzit janë evakuuar.
9/12 Dëshmitarët kanë thënë janë djegur shtëpi e vetura, teksa njerëzit janë evakuuar.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
“Jemi me fat që deri më tani nuk kemi raportime për të lënduar”, tha shefi i zjarrfikësve në Los Anxhelos, Kristin Crowley, duke shtuar se më shumë se 25.000 persona në 10.000 shtëpi janë të kërcënuar nga zjarri.
10/12 “Jemi me fat që deri më tani nuk kemi raportime për të lënduar”, tha shefi i zjarrfikësve në Los Anxhelos, Kristin Crowley, duke shtuar se më shumë se 25.000 persona në 10.000 shtëpi janë të kërcënuar nga zjarri.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një zjarfikëse shihet afër një shtëpie të kapluar nga zjarri. Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, kushtet atmosferike janë “shumë të këqija”, tha zyra në Los Anxhelos e Shërbimit Kombëtar të Motit.
11/12 Një zjarfikëse shihet afër një shtëpie të kapluar nga zjarri. Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, kushtet atmosferike janë “shumë të këqija”, tha zyra në Los Anxhelos e Shërbimit Kombëtar të Motit.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Guvernatori Gavin Newsom, i cili ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, tha se ka dislokuar personel, zjarrfikës dhe avionë edhe në pjesë të tjera në jug të Kalifornisë për shkak të rrezikut se zjarri mund të përhapet edhe më gjerësisht në rajon.
12/12 Guvernatori Gavin Newsom, i cili ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, tha se ka dislokuar personel, zjarrfikës dhe avionë edhe në pjesë të tjera në jug të Kalifornisë për shkak të rrezikut se zjarri mund të përhapet edhe më gjerësisht në rajon.
Një zjarr që u përhap me shpejtësi në Los Anxhelos, ka shkatërruar shtëpi e automjete. Në rrugë janë shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Zjarret janë përhapur edhe në afërsi të kanionit Topanga. Po ashtu, flakët janë përhapur edhe në Getti Villa, ku gjendet një muze me vepra të çmuara arti.

Një vatër tjetër zjarri është raportuar në Silmar, në Luginën e San Fernandos në veriperëndim të Los Anxhelosit, që ka shtyrë njerëzit të evakuohen.

Vetëm një rrugë lidh kanionin me zonën bregdetare dhe vetëm një autostradë që mund të përdorin njerëzit për evakuim dhe kjo ka bërë që të krijohen kolona të gjata dhe që njerëzit të largohen edhe në këmbë.

Para se zjarri të niste, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit, lëshoi një paralajmërim për kushte ekstreme të zjarrit për shumicën e territorit të Los Anxhelosit, duke parashikuar erëra nga 80 deri në 130 kilometra në orë.

Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, kushtet atmosferike janë “shumë të këqija”, tha zyra në Los Anxhelos e Shërbimit Kombëtar të Motit.

Guvernatori Gavin Newsom, i cili ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, tha se ka dislokuar personel, zjarrfikës dhe avionë edhe në pjesë të tjera në jug të Kalifornisë për shkak të rrezikut se zjarri mund të përhapet edhe më gjerësisht në rajon.

“Shpresojmë që të jemi gabim, por ne presim që të ketë edhe vatra të tjera zjarri”, tha Newsom gjatë një konference për media.

Zjarri në SHBA.
Zjarri në SHBA.

Një vatër e re zjarri u përhap në Pasedena, duke shkatërruar 80 hektarë, thanë zyrtarët.

Për shkak të erërave të fuqishme, avioni i presidentit Joe Biden u detyrua të ulej në Los Anxhelos. Ai ishte paraparë të merrte pjesë në një ngjarje në Kaliforni, por ngjarja u shty për një datë tjetër, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Përmes një deklarate, Biden tha se ka ofruar ndihmën federale në përpjekjet për shuarjen e zjarrit në Los Anxhelos.

Më shumë se 220.000 shtëpi dhe biznese në Los Anxhelos mbetën pa energji elektrike mbrëmjen e së martës, për shkak të zjarreve.

Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga njeriu, po bëjnë që ngjarje të motit ekstrem të jenë më të shpeshta, më intensive dhe të zgjasin më shumë.

XS
SM
MD
LG