Të gjithë arrestuarit në aksionin policor të së martës "Monstrum", nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të mërkurën janë nxjerrë para gjykatësit hetues në Shkup.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ka bërë të ditur se ndaj pesë personave, ministria që ajo drejton ka ngritur padi penale për terrorizëm.
“Ndaj 5 personave është ngritur padi penale për veprën penale ‘terrorizëm’. Prej tyre 2 janë në arrati. Terrorizmi është kërcënim serioz për tërë botën. Republika e Maqedonisë nuk është e izoluar në këtë aspekt. Maqedonia, është vend që merr pjesë në të gjitha proceset që kontribuojnë në paqen globale botërore”.
“Ministria e Punëve të Brendshme syçelë është duke e ndjekur situatën në terren. Për fat të keq, bota deri në këto momente nuk ka gjetur përgjigje adekuate ndaj terrorizmit”, është shprehur Jankullovska, duke ritheksuar se “prania e Maqedonisë në Afganistan, që për kokë banori është e pesta për nga participimi i ushtarëve, e vendosin shtetin në hartën e vendeve, të cilat mund të jenë potenciale për individë ose grupe terroriste”.
Ndërkaq, partia shqiptare në pushtet, BDI, ka theksuar se “vrasësit nuk kanë përkatësi etnike, duke ritheksuar se kjo parti është më se e interesuar që e vërteta të dalë sa më parë në pah”.
“Vrasësit nuk duhet paragjykuar në bazë të përkatësisë etnike. Vrasësit janë vrasës, pavarësisht cilit etniteti i përkasin. Që nga fillimi, shqiptarët, më tepër se çdokush tjetër, kanë qenë të interesuar për identifikimin me emër dhe mbiemër të tyre, për shkak të tentimit për të paragjykuar përkatësinë etnike të tyre”.
“Për momentin, ne mund të flasim për të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë, që dhe të dëshmohet nga organet e gjyqësisë”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Ai ka theksuar se aksioni policor është realizuar me pjesëtarë të forcave të përziera etnike dhe se nuk janë tejkaluar kompetencat nga ana e pjesëtarëve të sigurisë.
“Gjatë bastisjeve, policia në asnjë mënyrë, nuk i ka tejkaluar kufijtë, në aspekt të maltretimit të qytetarëve të pafajshëm. Mbetet gjykata të dëshmojë se këta të arrestuar janë apo s’janë fajtorë”, është shprehur Osmani.
Edhe partia maqedonase në opozitë, LSDM, ka reaguar.
“Shpresojmë që aksioni i së martës i forcave të sigurisë do të kontribuojë për identifikimin e dëshmive materiale për ndriçimin sa më parë të vrasjes së pesëfishtë”, ka theksuar zëdhënësi I LSDM-së, Emilian Stankoviq.
Ndërkohë, zyra e Bashkimi Evropian në Shkup, përmes një deklarate me shkrim, ka bërë të ditur se po vazhdon të ndjekë nga afër arrestimet nga operacioni "Monstrum", lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
"Jemi të njohur se hetimet për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovcit më 12 prill, kanë sjellë deri tek arrestimet në kuadër të një operacioni policor të realizuar më 1 maj. Vazhdojmë të ndjekim nga afër aktivitetet", thuhet në një komunikatë të delegacionit të BE-së në Shkup.
Zyra e BE-së më tej ka theksuar se institucionet shtetërore kanë punën e tyre për të kryer aktivitetet e duhura, pa dallim nga përkatësia etnike apo fetare e viktimave apo kryerësve.
"Mbetet që në qetësi të presim organet gjyqësore të sjellin vendim të drejtë në një afat të caktuar kohor", thuhet në komunikatën e delegacionit të BE-së në Shkup.
Lidhur me arrestimin e 20 personave të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasada amerikane në Shkup në një deklaratë me shkrim ka theksuar se ndjek nga afër të gjitha detajet rreth arrestimeve dhe hetimeve që po vijojnë.
“Në mëngjesin e ditës së djeshme kuptuam që janë bërë një sërë arrestimesh në lidhje me vrasjen e pesë personave në afërsi të fshatit Smilkovc muajin e kaluar. Ne po ndjekim nga afër detajet rreth arrestimeve dhe rreth hetimeve që vazhdojnë, siç shpjegoi ministrja për Punë të Brendshme në konferencat për shtyp të 1 dhe 2 majit. Ne do të vazhdojmë të ndjekim situatën me kujdes, dhe, ashtu si dhe më parë, ftojmë të gjithë qytetarët të mbeten të qetë dhe të lejojnë zbatimin e procesit ligjor”, thuhet në deklaratë.
“Ambasada e SHBA-së nënvizon se do të vazhdojë të ndjekë situatën me kujdes, dhe ashtu si dhe më parë, fton të gjithë qytetarët të mbeten të qetë dhe të lejojnë zbatimin e procesit ligjor".
“Është me rëndësi që të gjithë të dyshuarit për këto vrasje të tmerrshme - pa marrë parasysh identitetin apo përkatësinë e tyre etnike e fetare - të kenë proces të drejtë të paraparë me ligj me qëllim që të sigurohet që, në fund, drejtësia të fitojë”, thuhet në deklaratën me shkrim të Ambasadës amerikane në Shkup, lidhur me operacionin e arrestimeve nga MPB-ja, për vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.
Ndryshe, gjatë kryerjes së bastisjeve të martën në 26 objekte, në një pjesë më të madhe të territorit të qytetit të Shkupit dhe në aktivitetet në aksionin policor "Monstrum", ku morën pjesë mbi 800 pjesëtarë të MPB-së, është gjetur një sasi e madhe e armëve, literaturës, e cila tregon përkatësinë ideologjike të këtyre personave.
Përpos këtyre, janë gjetur edhe mjete të tjera, të cilat mund të jenë shfrytëzuar gjatë kryerjes së veprës penale. Në vijim është ekspertiza nëse arma e gjetur është shfrytëzuar në vrasjen e pesëfishtë.