Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi po e zbrazin arkën e shtetit. Deri më tani, ato u kanë kushtuar qytetarëve së paku 16.5 milionë euro, tregon një analizë e Radios Evropa e Lirë.
Në Bosnje është i ndaluar glorifikimi publik i personave të dënuar me aktgjykim të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Senatorja amerikane nga radhët e demokratëve, Jeanne Shaheen, është nderuar me titullin “Qytetare Nderi e Qytetit të Sarajevës” për vitin 2025.
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar mundësinë që Mali i Zi ta nënshkruajë traktatin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë verës së vitit të ardhshëm.
Gjykata e Lartë në Suboticë të Serbisë e ka dënuar me një vit arrest shtëpiak një person nga grupi që dyshohet për lidhje me eksplozivin e gjetur në prill pranë kufirit serbo-hungarez dhe me sabotime në vendet e Bashkimit Evropian për llogari të Rusisë.
Komisioni Evropian (KE) prezantoi të martën rregulla të reja për zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Evropian (BE).
Mali i Zi ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtetasin iranian dhe turk, Amir Barati, të cilin autoritetet amerikane e akuzojnë për pjesëmarrje në një operacion hakerimi shumëvjeçar të lidhur me Iranin dhe Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Derisa Kremlini e mbështet publikisht presidentin në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi më 25 tetor, mediat shtetërore ruse në Serbi i japin hapësirë edhe Listës së Studentëve.
Partia e Millorad Dodikut shpalli fitoren në zgjedhjet në Republikën Sërpska - entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës.
Qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë po votojnë më 4 tetor në zgjedhjet për organe të ndryshme të sistemit politik shumë-nivelësh të vendit.
Propozimi dypartiak për një ligj për Serbinë është i rëndësishëm sepse “tregon se të dyja partitë i ndjekin zhvillimet në Serbi në mënyrë të pavarur nga qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë”, thotë Olivia Olson, bashkëpunëtore e Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik.
Në Serbi, pak para shpalljes së zgjedhjeve, u regjistrua një parti e re e pakicës ruse: Partia e Unitetit Ruso-Serb. Bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë shprehin dyshime se partia e re ka lidhje me komunitetin rus në Serbi.
Shfaq më shumë