Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, ka miratuar rekomandimet e Lidhjes Demokratike, pas një debati që u zhvillua për raportet ndërkombëtare për Kosovën.
Me këto rekomandime, Kuvendi kërkon nga Qeveria të ndërmarrë veprime konkrete për adresimin dhe plotësimin e sfidave të mbetura të paraqitura në raportin e fizibilitetit, raportin e liberalizimit të vizave, rezolutën e Këshillit të Evropës dhe raporte të ngjashme.
Në emër të LDK-së, si parashtruese e kërkesës për debat, foli deputetja Vjosa Osmani. Ajo tha se imazhi ndërkombëtar i Kosovës është shumë i zymtë për shkak të nivelit të lartë të krimit, korrupsionit, shkeljes së të drejtave të njeriut nga institucionet publike e probleme të tjera, çka edhe shprehen në raportet ndërkombëtare.
“Sfidat e tjera të paraqitura në raportin e fizibilitetit, përfshin pothuajse të gjitha fushat e jetës. Komisioni Evropian i bën thirrje Kosovës, që të punojë në depolitizimin e institucioneve të pavarura, në veçanti të Gjyqësorit, reformimin e administratës publike, bashkëpunimin ndërkombëtar, reformat në sektorin e sigurisë dhe luftimin efektiv të krimit dhe korrupsionit”, tha Osmani.
Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, foli deputetja Blerta Deliu, e cila tha se Kosova, megjithatë, ka arritur rezultate të shumta dhe se shteti po shkon drejt Evropës.
“Shteti ka një të ardhme të sigurt evropiane dhe ka bërë hapa të rëndësishme drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Sa i takon liberalizimit të vizave, Kosova i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Deliu.
Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetja Donika Kadaj- Bujupi, fajësoi ekzekutivin për imazhin e keq që ka krijuar Kosova në botë.
“Shtetet e dështuara janë ato shtete ku Qeveria nuk e kontrollon territorin e vet, ku qeveri ka një korrupsion shumë të lartë, ku kemi trafikim në nivel të krimit të organizuar të qenieve njerëzore, ku papunësia për çdo ditë rritet dhe të gjithë qytetarët që jetojnë këtu, e kuptojnë se po flitet për vendin tonë”, theksoi Kadaj- Bujupi.
“Unë sot dua të them mendimin tim, se rezultati përfundimtar, nuk do të jetë as vullneti qytetar i shprehur në votim, por në anën tjetër, nuk do të jetë as mundësia që kandidati t’i mbrojë votat e veta. Prandaj, do të na përsëritet dhe përsëri Kosova do të gjendet në të gjitha raportet se nuk e ka kryer ABC-në e demokracisë. Në fund të fundit, zgjedhjet e lira, të drejta dhe të fshehta, janë ABC-ja e demokracisë”, deklaroi Krasniqi.
Me 64 vota për Kuvendi miratoi rekomandimet që obligojnë Qeverinë të raportojë para deputetëve në lidhje me përparimet e kërkuara çdo tre muaj.
Me këto rekomandime, Kuvendi kërkon nga Qeveria të ndërmarrë veprime konkrete për adresimin dhe plotësimin e sfidave të mbetura të paraqitura në raportin e fizibilitetit, raportin e liberalizimit të vizave, rezolutën e Këshillit të Evropës dhe raporte të ngjashme.
Në emër të LDK-së, si parashtruese e kërkesës për debat, foli deputetja Vjosa Osmani. Ajo tha se imazhi ndërkombëtar i Kosovës është shumë i zymtë për shkak të nivelit të lartë të krimit, korrupsionit, shkeljes së të drejtave të njeriut nga institucionet publike e probleme të tjera, çka edhe shprehen në raportet ndërkombëtare.
“Sfidat e tjera të paraqitura në raportin e fizibilitetit, përfshin pothuajse të gjitha fushat e jetës. Komisioni Evropian i bën thirrje Kosovës, që të punojë në depolitizimin e institucioneve të pavarura, në veçanti të Gjyqësorit, reformimin e administratës publike, bashkëpunimin ndërkombëtar, reformat në sektorin e sigurisë dhe luftimin efektiv të krimit dhe korrupsionit”, tha Osmani.
Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, foli deputetja Blerta Deliu, e cila tha se Kosova, megjithatë, ka arritur rezultate të shumta dhe se shteti po shkon drejt Evropës.
“Shteti ka një të ardhme të sigurt evropiane dhe ka bërë hapa të rëndësishme drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Sa i takon liberalizimit të vizave, Kosova i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Deliu.
Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetja Donika Kadaj- Bujupi, fajësoi ekzekutivin për imazhin e keq që ka krijuar Kosova në botë.
“Shtetet e dështuara janë ato shtete ku Qeveria nuk e kontrollon territorin e vet, ku qeveri ka një korrupsion shumë të lartë, ku kemi trafikim në nivel të krimit të organizuar të qenieve njerëzore, ku papunësia për çdo ditë rritet dhe të gjithë qytetarët që jetojnë këtu, e kuptojnë se po flitet për vendin tonë”, theksoi Kadaj- Bujupi.
Jakup Krasniqi
Në debat u mori pjesë edhe vetë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili si shembull të keq të demokracisë, përmendi organizimin e zgjedhjeve të lira në Kosovë.“Unë sot dua të them mendimin tim, se rezultati përfundimtar, nuk do të jetë as vullneti qytetar i shprehur në votim, por në anën tjetër, nuk do të jetë as mundësia që kandidati t’i mbrojë votat e veta. Prandaj, do të na përsëritet dhe përsëri Kosova do të gjendet në të gjitha raportet se nuk e ka kryer ABC-në e demokracisë. Në fund të fundit, zgjedhjet e lira, të drejta dhe të fshehta, janë ABC-ja e demokracisë”, deklaroi Krasniqi.