Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Dyshime për dhunë në Danimarkë, pikëpyetje për burgun në Gjilan. Kush do t’i mbikëqyrë gardianët kosovarë?
Miliona udhëtarë kalojnë çdo vit nëpër Aeroportin e Prishtinës. Por, a ka vend edhe për një kompani ajrore vendore? Përvojat e rajonit tregojnë se ambiciet në aviacion mund të kenë kosto të lartë.
Nga paga minimale prej 500 eurosh bruto, punëtorët në Kosovë aktualisht marrin 456.50 euro neto. Një premtim i ri i Qeverisë synon ta rrisë këtë shumë, por ende nuk dihet kur do të zbatohet dhe sa punëtorë do të përfitojnë.
Një ndërprerje e rrymës mjafton që minatorët të mbeten të bllokuar qindra metra nën tokë. Në Stantërg, kjo ka ndodhur katër herë brenda nëntë muajve. Miniera ende nuk ka linjë rezervë të energjisë. Pse?
Më 1 tetor, Sadik Zeqiri do të dalë sërish në protestë - këtë herë kundër aktgjykimit të Hagës ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së. Njëzet e nëntë vjet më parë, ai protestoi si student për kthimin në objektet e Universitetit të Prishtinës; disa muaj më vonë la studimet dhe iu bashkua UÇK-së.
Nga 780 vetura elektrike të importuara në Kosovë gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, 665 erdhën nga një shtet i vetëm: Kina.
Vetëm vitin e kaluar, akciza dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) mbi derivatet i sollën buxhetit mbi gjysmë miliardi euro: rreth 360 milionë euro nga akciza dhe 157 milionë nga TVSH-ja.
Katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën fajtorë për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim.
Mbi 40.6 milionë euro janë paguar nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Kosova ka miliarda tonë qymyr nën tokë, por nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike për t’i mbuluar nevojat e veta.
Fermerët thonë se qumështi i freskët po gjen më lehtë treg pas masave që kufizuan përdorimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur.
Licencat e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B” skadojnë më 4 tetor, ndërsa Bordi i ZRRE-së nuk ka kuorum për t’i vazhduar ato.
Pas vrasjes së një gruaje shtatzënë më 2022, Kosova ndryshoi ligje dhe investoi 600 mijë euro në mbikëqyrjen elektronike, por përdorimi i këtij sistemi mbetet i kufizuar.
Mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili ka importuar Kosova vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti.
Në kohën kur Kosova po përballet me krizë institucionale dhe partitë politike nuk po arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri, qytetarët kanë një kërkesë të qartë: kreu i ardhshëm i shtetit të jetë jopartiak dhe të gëzojë konsensus të gjerë.
Përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile vlerësojnë se disa prej vendimeve që ka marrë Qeveria në detyrë së voni janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me Ligjin për Qeverinë.
Mbrojtja nga përmbytjet, infrastruktura, ujitja. Të gjitha këto janë arsye pse shtetet, për dekada të tëra, kanë vendosur të ndryshojnë rrjedhat e lumenjve. Megjithatë, kontrolli mbi ujërat shpeshherë është edhe shkak konfliktesh, edhe mjet presioni politik.
Ndërtesat e komunave, shkollat, qendrat mjekësore, palestrat, tokat, malet dhe prona të tjera, që aktualisht janë në pronësi të komunave të Kosovës, mund të kalojnë në pronësi të shtetit nëse miratohen ndryshimet e propozuara në Ligjin për Pronën Publike.
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rritur për 35 për qind kontrollet ndaj bizneseve, sidomos ndaj atyre sezonale. Drejtori i përgjithshëm i ATK-së thotë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 janë realizuar rreth 1.015 kontrolle, ku janë evidentuar rreth 60 milionë euro shmangie nga tatimi.
Shfaq më shumë