Policia e Kosovës po përgatitet ta ketë radion e saj. Por, njoftimi ka nxitur debat për rrezikun që ajo të shndërrohet në një medium shtetëror që mund të përdoret për qëllime politike. Çfarë dihet dhe çfarë mbetet e paqartë? E shpjegojmë në këtë video.
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka ritheksuar se zhvillimi i Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj serbëve të Kosovës.
Nga premtimet se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën deri te mesazhet se flamuri serb do të valëvitet në Prizren – këto janë disa nga narrativat që mund të dëgjohen në fushatën e partive të ndryshme politike në Serbi, në prag të zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 25 tetor.
Njëri nga senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, ka thënë se propozimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që kampi Bondsteel të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake amerikane, duhet të shqyrtohet seriozisht.
Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë për mosndërmarrjen e hapave të nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të Milan Radoiçiqit dhe personave të tjerë që ndodhen në Serbi e që janë akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.
Rrugët e Prishtinës janë mbushur me mbeturina. Kontejnerë të stërmbushur, grumbuj mbeturinash përreth tyre dhe mbetje të shpërndara nëpër trotuare janë pamje që hasen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë një takimi me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka kërkuar rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në, të pezulluar nga Uashingtoni në shtator të vitit 2025.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor aktgjykimin në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet M.Gj., nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës kundër popullsisë civile gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Zveçanit.
Një ndërprerje e rrymës mjafton që minatorët të mbeten të bllokuar qindra metra nën tokë. Në Stantërg, kjo ka ndodhur katër herë brenda nëntë muajve. Miniera ende nuk ka linjë rezervë të energjisë. Pse?
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, duke theksuar përkushtimin e saj për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë të papranueshme.
Shfaq më shumë