Kuvendi i Kosovës do t’i kërkojë qeverisë që të japë shpjegime në lidhje me ligjet që parashihet të ndryshohen si rrjedhojë e planit të zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, para se ajo të shkojë në procedurat e rregullta të ratifikimit.
Një kërkesë të tillë, pritet ta bëjë Komisioni për Legjislacion dhe kryetari, Arben Gashi.
Kurse për shpjegime në Kuvend, pritet të ftohet zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Marrëveshja bashkë me planin e zbatimit, tashmë edhe zyrtarisht është në duart e deputetëve.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka konfirmuar se qeveria ka procedura marrëveshjen në formë projektligji për ratifikim, por ende nuk dihet afati kohor se kur do të dalë para seancës për shqyrtim.
“Po, projektligji ka ardhur. Tani u shkon komisioneve dhe më pas komisionet duhet ta kthejnë raportin me rekomandime. Tash për tash nuk është në agjendë”, ka thënë Krasniqi.
Marrëveshja bashkë me aneksin e planit të zbatimit është dërguar te Komisionin për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i këtij komisioni, Arben Gashi deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se do të kërkohet nga zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi që të shkojë në Komision dhe të sqarojë se cilat janë ato ligje që do të duhet të ndryshohen për zbatimin e marrëveshjes, pasi që me projektligjin e qeverisë vetëm përmendet se do të miratohen disa ligje.
“Problematike dhe shqetësuese është pika e planit të zbatimit ku thuhet se do të miratohen ligje. Ne do të kërkojmë që të dimë se sa ligje do të ndryshohen dhe cilat janë ato nominalisht. Unë do t’i propozoj këto zgjidhje – që të thirret ministri i Drejtësisë i cili ka negociuar dhe është zëvendëskryeministër që ai ta njoftojë Komisionin në mënyrë formale se çfarë lloj ligjesh duhet ndryshuar”, është shprehur Gashi.
Një pikë tjetër problematike, sipas deputetit Arben Gashi është edhe çështja e amnistisë.
Ai ka thënë se do të kërkohet nga ministri i drejtësisë ta sqaroj nëse bëhet fjalë për amnistinë vetëm për strukturat paralele serbe nga veriu, çka sipas tij, do të binte ndesh me amendamentet kushtetuese.
“Komisioni do të rekomandoj që të thirret ministri i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës që të raportojë lidhur me Ligjin për Amnistinë se çka parasheh ai dhe cila është fushë-veprimtaria e tij, çfarë lloj kategorish të veprave penale parashihen dhe do ta paralajmërojmë, të paktën prej LDK-së, se një Ligj për Amnistinë nuk mund të ketë lidhje të caktuara territoriale dhe nuk mund të jetë për individ të caktuar por duhet të jetë për kategori të caktuara të veprave penale, siç e parasheh edhe amendamenti kushtetues”, ka thënë Gashi.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë e arritur më 19 prill në Bruksel, ishte operacionalizuar më pas edhe me planin e zbatimit të datës 22 maj.
Me këtë marrëveshje të dyja vendet kanë marrë obligimet për zbatimin e saj.
Por, paraprakisht, nga Prishtina pritet ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend dhe miratimi i kornizës ligjore, kurse nga Beogradi, si hapa fillestar parashihen veprimet në drejtim të shuarjes së strukturave paralele në Kosovë.
Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, sipas legjislacionit të Kosovës bëhet më dy të tretat e numrit të deputetëve.