Përmes një aksioni para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë kundërshtuar projektligjin për amnisti, për të cilin po debatohet sot në Kuvend.
Aktivistët e kësaj lëvizje kanë shfaqur shpresën, siç është thënë, se “ka deputetë që kanë ndërgjegje” dhe do të mundësojnë që të mos bëhen 80 vota për kalimin e ligjit.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se ky projekt-ligj tregon pasojat e para të marrëveshjes së arritur me Serbinë.
“Me këtë ligj po amnistohen dy grupe. Njëri janë të gjitha krimet që janë kryer nga strukturat ilegale në veri, si: djegia e pikave kufitare dhe gjithçka që është bërë në emër të dëmtimit të shtetit të Kosovës - pra, do të lirohen të gjithë ata kriminelë dhe nuk do të ndiqen penalisht. Në këtë emër të aminstimit kemi edhe grupin e dytë, që janë uzurpimi i pronës së paluajtshme, sulmi ndaj personave zyrtarë... Shihet se këta deputetë kanë dashur t’i amnistojnë kriminelët e tyre”, është shprehur Ahmeti.
Për të kundërshtuar këtë projektligj, para Kuvendit të Kosovës janë mbledhur edhe disa përfaqësues të shoqërisë civile dhe një numër i vogël i qytetarëve.
Ilir Deda, drejtor ekzekutiv i institutit KIPRED, ka theksuar se versioni aktual i projektligjit për amnisti, nëse votohet, do të jetë tejet i dëmshëm për Kosovën.
Sipas tij, ligji për amnisti do të duhej të vlejë vetëm për veriun e Kosovës, sepse vetëm ajo pjesë po ri-integrohet në rendin kushtetues të vendit.
“Në qoftë se versioni aktual i ligjit për amnisti votohet në Kuvendin e Kosovës, atëherë kjo thjeshtë e barazon krimin dhe drejtësinë në vendin tonë, sepse ligji për amnisti është produkt i marrëveshjes së Brukselit dhe duhet të vlejë vetëm për strukturat serbe në veri të Kosovës".
"Çka po ndodhë te ne, është që një pjesë e skenës politike të Kosovës, dëshiron që në emër të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ta aprovoj një ligj, ku do të amnistohen pjesëtarët e partive politike më të mëdha në Kosovë, për shkeljet e ligjeve dhe shkeljet penale, të cilat ata i kanë bërë në gjithë këto vitet e fundit”, ka theksuar Deda.
Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave të Kosovës, në shenjë të protestës ndaj projektligjit për amnistinë, ka hyrë në grevë urie për 24 orë.
Sipas saj, Kosova deri më tash ka bërë mjaft kompromise të dhimbshme, me cilat qytetarët e saj kanë gjetur fuqinë të pajtohen. Por, sipas saj, kompromisi me krimin dhe kriminelët, është krejtësisht i papranueshëm.
“Kemi bërë kompromis me planin e Ahtisarit, kemi bërë kompromis me këtë marrëveshjen e fundit (në Bruksel), por me këtë projektligj nuk mund të bëjmë kompromis, sepse me këtë projektligj falen të gjithë ata që kanë bërë krime të ndryshme. Pse, unë si qytetare, ta ndjej veten se mund të krahasohem me kriminelët".
"Kriminelët duhet të dënohen. Kriminelët nuk mund të shëtisin rrugëve sikurse unë që nuk kamë bërë asgjë. Prandaj, një mënyrë e protestës është kjo grevë urie për 24 orë. Mesazhi im sot për deputetët është që nëse e votojnë (projektligjin për amnisti) ata nuk janë të zgjedhurit tanë, por janë të zgjedhurit e dikujt tjetër”, tha Rugobva.
Ndryshe, rreth 100 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa përfaqësues të shoqërisë civile, kanë nisur një formë proteste që natën e kaluar, duke qëndruar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku edhe e kanë kaluar natën.