Maqedonia për të tretin vit më radhë po i paraqet problem eksportuesve të miellit dhe grurit kosovarë. Më këto veprime, Shkupi zyrtar po shkel marrëveshjen e CEFTA-s për derisa autoritete kosovare janë në pritje për të marrë masa reciproke.
Kompania e miellit M&Sillos nga Rahoveci, është një nga kompanitë private që eksporton miell në Maqedoni.
Udhëheqësi i kësaj kompanie Fadil Hoxha, tregon se që nga muaji korrik nuk ka eksportuar miell në këtë shtet, vendim ky që kompanisë se tij i ka paraqitur humbje të mëdha, pasi vetëm për tre muajt e fundit para marrjes se masave, kjo kompani ka eksportuat miell në këtë shtet deri në 600 tonë.
“Problemi është i thjeshtë sepse kanë bllokuar importin e miellit nga Kosova. Normalisht që na shkaktojnë humbje, sepse nuk po mundemi të eksportojmë. Ne muajve të tjerë eksportojmë miell në sasi të madhe, por që tash e kemi ndërprerë”, tha Hoxha.
Edhe zyrtarë qeveritarë pranojnë se Qeveria e Republikës se Maqedonisë, këtë masë vazhdimisht po vendos në sezonin e korrjeve të grurit, me qëllim të, siç thuhet, mbrojtjes së prodhueseve të tyre.
Vendimi i autoriteteve maqedonase, është në kundërshtim më marrëveshjen e CEFTA-s, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arta Istrefi, këshilltare në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
“Për të tretin vit me radhë Qeveria e Republikës së Maqedonisë merr vendim për të kushtëzuar importin e miellit nga jashtë, me eksportin e grurit të saj, në raportin ¼. Do të thotë se duhet të blihen katër kilogram brenda Maqedonisë në mënyrë që të importohet nga ana e Maqedonisë një kilogram nga shtetet tjera”, shprehet Istrefi.
Pas marrjes se këtij vendimi është caktuar takimi i CEFTA-s në Beograd, tha Istrefi, për të shtuar se të gjitha palët janë pajtuar që t’i jepet afat kohor Maqedonisë deri në fund të muajit gusht për shfuqizimin e vendimit.
Në të kundërtën, ajo tha se autoritetet kosovare do të ndërmarrin hapa konform rregullave të CEFTA-s.
“Ne kemi kërkuar nga CEFTA që të konfirmojmë nëse vendimi i Maqedonisë është shfuqizuar apo jo, gjithashtu kemi kërkuar nga CEFTA të konfirmojmë nëse është marrë ndonjë vendim unilateral nga ndonjë anëtar i CEFTA-s . Dhe gjatë ditës në vijim varësisht nga përgjigjja, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të procedojë me ndërmarrjen hapave konform rregullave të CEFTA-s dhe interesit të prodhuesit vendor”, thotë Istrefi.
Sidoqoftë, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muhamet Farizi, thekson për Radion Evropa e Lirë, se autoritetet kompetente tashmë është dashur të ndërmarrin masa reciproke.
Ai ndërkaq shprehet kritik ndaj këtyre të fundit, pasi siç thotë, organet qeveritare në Kosovë ndërhyjnë vetëm atëherë kur preken interesat e tyre.
“Kjo është dëshmi se Maqedonia mbron prodhimet e veta duke dëmtuar prodhimet e fqinjëve dhe duke mos respektuar marrëveshjen CEFTA. Ndërsa autoritetet tona, vetëm kur e shohin interesin e tyre personal intervenojnë dhe jo interesin e përgjithshëm të bizneseve tona”, thotë Farizi.
Në anën tjetër, Arta Istrefi thotë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e gatshme që të ndërmarrë vendime karshi Maqedonisë, mirëpo duhet të priten konfirmimet e CEFTA-s, dhe reagimi do të jetë më kohë, duke respektuar rregullat e Marrëveshjes për Tregti të Lirë dhe ligjet ekzistuese në Kosovë.