Qeveria e Kosovës për vite të tëra kishte vendosur në prioritetet e politikave të saj parandalimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë.
Por, pavarësisht angazhimeve të autoriteteve të vendit për luftën ndaj ekonomisë joligjore ky fenomen konsiderohet se vazhdon të jetë i pranishëm, duke dëmtuar kështu rëndë ekonominë.
Qendra për Hulumtime Strategjike e Sociale - STRAS , në bashkëpunim me revistën “Ekonomia”, në një hulumtim të prezantuar të premten, thotë se nuk ka munguar përkushtimi dhe angazhimi i institucioneve të vendit për ta luftuar këtë dukuri, megjithatë nuk mund të thuhet se beteja ndaj kësaj lufte është fituar apo se ekonomia joligjore është në nivelin e pranueshëm.
Raporti vë në pah se problemi thelbësor i trajtimit të kësaj dukurie, është mungesa e të dhënave dhe e matjeve për nivelin e ekonomisë joligjore.
Një studim për të vlerësuar shkallën e ekonomisë joformale, që përfshin kompanitë vendore, është bërë në vitin 2013 dhe si përfundim ka nxjerrë se ekonomia joligjore në Kosovë merr 34.4 për qind të bruto-produktit vendor.
Drejtori i STRAS-it, Ibrahim Rexhepi, bën të ditur se për Kosovën ka studime që thonë se ekonomia joligjore kalon edhe mbi 40 për qind.
“Është një vlerësim edhe i hulumtimeve tjera se nuk ka një matje precize të nivelit të joformalitetit. Por, ka të dhëna që prej shkallës minimale të joformalitetit prej 27 për qind shkojnë në 35 për qind, po ka edhe të dhëna që shkojnë edhe mbi 40 për qind. Nga kjo vërejmë se joformaliteti, sipas kësaj përqindje, merr një buxhet të tërë vjetor të shtetit të Kosovës”, thotë Rexhepi.
Buxheti i Kosovës për vitin 2014 është 1.5 miliardë euro.
Studimi i organizatës STRAS konstaton se me gjithë shkallën e lartë të ekonomisë joformale, konkretisht evazionin fiskal, institucionet e thirrura për të luftuar këtë fenomen, Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës, janë duke e kryer punën e tyre në zvogëlimin e këtij fenomeni.
Konstatimi mbështetet në rritjen e të hyrave doganore dhe tatimore gjatë tre muajve të parë të këtij viti, prej më shumë se 20 milionë euro, duke e krahasuar me një vit më parë dhe me të njëjtën sasi të mallrave të importuara.
Ministri i Financave, Besim Beqaj, duke folur për luftimin e ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal, thekson se janë duke ndërmarrë reforma jo vetëm në agjencitë që mbledhin para për buxhetin, por edhe ato që kujdesen për zbatimin e ligjit.
Ai paralajmëron se Task-Forca e krijuar nga Policia, Doganat dhe Administrata Tatimore, do të ashpërsojnë luftën ndaj atyre që dëmtojnë shtetin, përmes fshehjes së tatimeve dhe evazionit fiskal.
“Ekonomia joformale është ende e madhe edhe më tutje. Është utopike të themi që ajo do të zhduket brenda 6 muajsh, apo një viti. Është një betejë që vazhdon dhe duhet të fitohet bashkërisht. Ndaj ju ftojmë që të bashkëpunojmë me qëllim zvogëlimin sa më të madh të ekonomisë joformale”, thekson Beqaj,
Në anën tjetër, Premton Hyseni, nga Instituti Riinvest, citon studimin e bërë nga instituti që nxjerr se bizneset nuk raportojnë mesatarisht rreth 34 për qind të shitjeve që realizojnë.
“Një studim paraprak na ka treguar që problemi kryesor i joformalitetit nuk është vetëm dëmi që i bëhet buxhetit, por edhe konkurrenca jo e drejtë që shkakton krijimin e një rrethi vicioz. Norma e joformalitetit në Kosovë ka dalë të jetë 34.4 për qind, do të thotë 34.4 e shitjeve nuk raportohen asnjëherë për arsye tatimore”, shton Hyseni.