Kerry viziton Prishtinën

Your browser doesn’t support HTML5

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Kosovë pak para orës 15:00 dhe fillimisht është pritur nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie. Në hapësirat e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, ai është takuar me zotin Mustafa, zëvendës-kryeministrin e parë, Hashim Thaçi, dhe zëvendës-kryeministrin tjetër, Branimir Stojanoviq.