5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.
Investimi në aksione apo blerja e pjesëve të vogla të kompanive premton fitim, por shpesh shoqërohet me pasiguri dhe frikë nga rreziku. Sa e vështirë është të investosh? Çfarë duhet ditur para se të fillosh? Dhe, kur investimi bëhet një hap i mençur? Në episodin e parë të vitit 2026 të podkastit 5 pyetje, zbërthejmë investimin në aksione në mënyrë të qartë dhe praktike. I ftuar është Bujar Gosalci, investitor dhe trajner në fushën e investimeve në tregjet e kapitalit, i cili ndan përvojën dhe këndvështrimin e tij mbi investimin në aksione.
▶️ Shiko podkastin:
🎧 Dëgjo podkastin:
Your browser doesn’t support HTML5
A bëheni milionerë në pension nëse investoni në rini në aksione?
Podkastin mund ta dëgjoni edhe në Apple Podcasts dhe në Spotify.