Producente për multimedia e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Sa mund t’i mbrojnë viktimat e dhunës në familje Qendrat për Punë Sociale? Vebi Mujku, ekspert i çështjeve sociale dhe ish-drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, flet në podkastin “5 Pyetje” për mungesën e stafit dhe kushtet e pamjaftueshme.
Tetë vjet pas nisjes së punimeve, autostrada Prishtinë–Gjilan ende nuk është hapur për qarkullim. Projekti ka kaluar nëpër gjashtë qeveri dhe kostoja e parashikuar është më shumë se dyfishuar, ndërsa afatet janë shtyrë vazhdimisht. Çfarë e ka zvarritur ndërtimin dhe kur pritet të përfundojë?
Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e gërryer, dheu i rrëshqitur dhe balta tregojnë se ka ende shumë punë në ndërtimin e autostradës Prishtinë–Gjilan-Dheu i Bardhë.
Çfarë e shtyn pakënaqësinë qytetare drejt dhunës dhe si ndikojnë dezinformatat në perceptimin e protestave? Në podkastin 5 pyetje, hulumtuesja Adelina Hasani flet për protestat në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës, reagimin e autoriteteve dhe pretendimet për ndërhyrje të huaja.
Mungesa e çerdheve publike i detyron shumë prindër t’u drejtohen kopshteve private, duke shtuar shpenzimet familjare. Ky është një nga shembujt se si mosrealizimi i investimeve kapitale prek jetën e përditshme të qytetarëve, thotë Albulena Nrecaj nga INPO.
Policia e Kosovës po përgatitet ta ketë radion e saj. Por, njoftimi ka nxitur debat për rrezikun që ajo të shndërrohet në një medium shtetëror që mund të përdoret për qëllime politike. Çfarë dihet dhe çfarë mbetet e paqartë? E shpjegojmë në këtë video.
Qeveria e Kosovës ndau 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme. Por, për ta luftuar varfërinë energjetike, nevojiten edhe zgjidhje afatgjata - si izolimi i shtëpive dhe sistemet efikase të ngrohjes, thotë Zanfina Kabashi.
Një teknike laboratori e Institutit Kërkimor kundër Murtajës në Siberi u sëmur dhe vdiq më 2 tetor, çka çoi në vendosjen e kolegëve të saj në karantinë, por edhe në frikën për përhapjen e mundshme të murtajës.
Kuvendi zgjodhi Justina Shiroka Pulën presidente të re të Kosovës në minutat e para të 7 tetorit, pas një marrëveshjeje politike të arritur në minutën e fundit, e cila siguroi miratimin e deputetëve për ndryshimet ligjore që kufizojnë kompetencat e Gjykatës Speciale në Hagë.
Protestuesit pritet të mblidhen sërish mëngjesin e 6 tetorit, kur edhe përfundon afati për zgjedhjen e presidentit dhe pritet të thirret seanca e radhës e Kuvendit.
Protestat e përnatshme në Prishtinë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale, kanë hyrë në javën e tretë. Por, a mund të shndërrohen ato në një lëvizje shoqërore? Sociologia Lura Pollozhani thotë në podkastin 5 pyetje se protestat kanë disa elemente të një lëvizjeje shoqërore.
Prej më shumë se dy javësh, protestuesit në Prishtinë kërkojnë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale duke kundërshtuar vendimin dënues të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Që nga 16 shtatori, mijëra qytetarë janë mbledhur çdo ditë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çfarë i bashkon këta protestues dhe deri ku shkojnë kërkesat e tyre?
Shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor janë regjistruar në Kosovë që nga fillimi i gushtit, ndërsa dy persona kanë humbur jetën. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shumica e rasteve këtë vit besohet të jenë infektuar brenda shtetit.
Krizat në Lindjen e Mesme po krijojnë një sfidë në rritje për Arabinë Saudite: si ta çojë naftën e saj në tregjet globale. Kostot e transportit po rriten, nafta ka kaluar çmimin prej 105 dollarësh për fuçi, dhe rezervat globale po shterohen me shpejtësi.
Institucionet kosovare janë kthyer për kërkime në fshatin Kozhle, në zonën e Novi Pazarit, në Serbi, ku dyshohet për mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Autoritetet kosovare janë kthyer në Serbi në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-99, ndërsa po kërkojnë qasje edhe në lokacione të tjera ku dyshohet për varreza masive.
Darsej Rizaj, bashkëthemelues dhe ekspert i teknologjisë në Shkollën Digjitale, në Prishtinë, thotë se niveli i rrezikshmërisë nga evoluimi që po bën inteligjenca artificiale është më i lartë se vetë bomba atomike që ka zbuluar njeriu.
Shtatë persona u përmendën si pjesë e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” në aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-eprorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, çfarë nënkupton kjo për shtatëshen, dhe a mund të përballen ata me pasoja juridike?
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk planifikojnë t’i vazhdojnë bisedimet me njëra-tjetrën gjatë ditëve në vijim rreth çështjes së presidentit të ri të Kosovës, pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për postin e të parit të shtetit.
Shfaq më shumë