Producente për multimedia e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Ngjarjet e 5 dhe 6 marsit krijuan një situatë të paqartë dhe të tensionuar në politikën e Kosovës, duke ngritur një sërë pyetjesh: A është Kuvendi i shpërndarë? A po funksionon Qeveria në detyrë? Dhe kush i merr vendimet tani?
Zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kundër Iranit, pritet të ndikojnë në ekonominë kosovare duke krijuar pasiguri, vlerëson Sytrime Dervisholli, eksperte e tregtisë.
Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kanë kthyer çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës në një provë të funksionimit institucional.
Kosova po afrohet drejt fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri, por ende nuk është zyrtarizuar asnjë kandidat për këtë pozitë. Partitë nuk kanë arritur konsensus, megjithëse shumë emra u përmendën si kandidatë të mundshëm.
Kosova ofron bukuri natyrore, trashëgimi me potencial për turizëm, por mungesa e infrastrukturës shfaqet shpesh si pengesë për turistët. Në podkastin 5 pyetje flasim me njohësin e zhvillimit të turizmit, Esad Islami, rreth potencialit turistik të Kosovës për nxitje të investimeve të reja.
Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të akuzuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për pengim të drejtësisë, rideklaruan pafajësinë e tyre në seancën e parë për këtë rast, më 27 shkurt.
Shëndeti fillon në pjatën tonë të përditshme. Çdo zgjedhje që bëjmë, nga mëngjesi deri te darka, ndikon drejtpërdrejt në energjinë, përqendrimin dhe mirëqenien tonë. A është vërtet mungesa e kohës arsyeja kryesore pse shumë njerëz nuk ushqehen mirë?
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – u deklaruan sërish të pafajshëm, duke thënë se akuzat ndaj tyre nuk janë provuar gjatë gjykimit.
Dafina dhe Geresa Arifi, dy motra me rrënjë kosovare, të rritura në Gjermani, po hapin rrugën e golfit kosovar në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar me krenari vendin e tyre dhe ëndrrën e fëmijërisë.
Së bashku me Shpend Lilën nga Qendra e Kosovës për Inovacion flasim për mungesën e domenit shtetëror, kufizimet në platforma dhe pagesa ndërkombëtare, si dhe ndikimin që këto sfida kanë në zhvillimin e teknologjisë dhe ekonomisë në Kosovë.
Sa herë që rriten të ardhurat, duket sikur rriten edhe shpenzimet. Në një realitet ku çmimet ndryshojnë vazhdimisht, shumëkush përballet me sfidën se si t’i menaxhojë financat dhe ta mbajë nën kontroll buxhetin mujor.
Si përgatiten nxënësit nga Kosova për gara ndërkombëtare dhe çfarë roli luajnë mentorimi dhe mbështetja në suksesin e tyre? Në episodin e nëntë të podkastit 5 Pyetje flasim për përvojën e disa nxënësve nga Kosova në Olimpiadën e Shkencave në Shtetet e Bashkuara, të cilët u kthyen me 16 medalje.
Pretendimet e dy kompanive nga Gjilani - “Future Minds Academy” dhe “Miga Skyshield” - se droni kamikaz “Skifteri K1” është prodhim i tyre, u shoqëruan me reagime dhe dyshime në opinionin publik.
Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, nismë e iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump, mund t’i sjellë vendit përfitime të rëndësishme në politikën e jashtme, pavarësisht kostove të mundshme, vlerëson profesori i studimeve për paqe dhe konflikt në Universitetin e Dublinit, Gëzim Visoka.
A po i përgatit arsimi në Kosovë të rinjtë për tregun e punës? Në një kohë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë shpejt profesionet, kjo pyetje po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për nxënësit, studentët dhe prindërit.
Sistemi energjetik i Kosovës përballet me debalancë mes prodhimit dhe konsumit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Pse ndodh kjo, sidomos gjatë dimrit kur temperaturat bien nën zero, e shpjegojmë në këtë video.
Në episodin e shtatë të podcastit “5 Pyetje”, flasim me Korab Keqekollën, njohës i sigurisë kibernetike, për të kuptuar se si funksionojnë këto skema mashtruese, si mund të dallohen dhe çfarë rreziku real paraqesin për qytetarët.
Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e Donald Trump, po rishfaqin interesin e tyre për këtë ishull strategjik, duke ngritur tensione me Danimarkën. Për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në veri, NATO po shqyrton një mision të ri: “Roja e Arktikut”, që synon bashkëpunim ushtarak.
Shtetet e Bashkuara pezulluan përkohësisht vizat e emigrimit për 75 vende, përfshirë Kosovën. Vendimi i presidentit Donald Trump, hyn në fuqi më 21 janar. Por, kush preket nga ky vendim? E shpjegojmë në këtë video.
Serbia po shlyen 14 kredi me Kinën, kryesisht për projekte infrastrukturore, sipas buxhetit të miratuar për vitin 2026. Megjithatë, institucionet kompetente në Serbi nuk i dhanë Radios Evropa e Lirë të dhëna për borxhin total të Serbisë ndaj Kinës.
Shfaq më shumë