Zeka: Për gazin amerikan, gjithçka varet nga vullneti politik

Your browser doesn’t support HTML5

Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zgjerojnë projektet e gazit në Ballkanin Perëndimor, Kosova ende nuk ka dhënë një zotim të qartë për përfshirje në rrjetin rajonal të furnizimit me gaz, thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Arian Zeka shprehet se siguria energjetike sot është edhe siguri kombëtare, diçka që, sipas tij, Kosova po dështon të kuptojë.