Çfarë të studiosh në një botë që po ndryshon?

5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.

A po i përgatit arsimi në Kosovë të rinjtë për tregun e punës? Në një kohë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë shpejt profesionet, kjo pyetje po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për nxënësit, studentët dhe prindërit. Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, flasim për hendekun mes shkollës dhe tregut të punës, për aftësitë që u mungojnë të rinjve dhe për dilemën se çfarë duhet studiuar sot për të pasur një të ardhme të sigurt. E ftuara jonë është Arta Shehu Zaimi, inxhiniere dhe sipërmarrëse në fushën e teknologjisë dhe arsimit.

▶️ Shiko podkastin:

🎧 Dëgjo podkastin:

Your browser doesn’t support HTML5

Çfarë të studiosh në një botë që po ndryshon?

Podkastin mund ta dëgjoni edhe në Apple Podcasts dhe në Spotify.

Autore: Flaka Zogu | Realizimi teknik: Rrahman Osmani, Mahir Elshani