Ish-banorja e Pripjatit kthehet në shtëpi 40 vjet pas katastrofës së Çernobilit
Your browser doesn’t support HTML5
Dyzet vjet pas katastrofës në Uzinën e Energjisë Bërthamore të Çernobilit, ish-banorët ende po përballen me pasojat e saj. Klavdia Omelchenko ishte ndër të evakuuarit nga Pripjati, pas incidentit më të keq bërthamor civil në botë, më 26 prill të vitit 1986. Ajo u kthye në banesën e braktisur të cilën dikur e quante shtëpi dhe – në një rrëfim për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë – ndau kujtimet personale të jetës së saj para dhe pas katastrofës.(Përgatiti: Bujar Tërstena)