Departamenti amerikan i Shtetit ka dhënë dritën jeshile për shitjen e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot, në Ukrainë, në vlerë prej 2.1 miliardë dollarësh.
Një mision i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për mundësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Oleshki, qytetin ukrainas nën pushtimin rus, si dhe largimin e sigurt të banorëve të tij, ka hyrë në fazën përfundimtare, njoftoi Kievi.
Bombat dhe artileria ruse kanë shkatërruar qytetin e Billozerskes, në rajonin ukrainas të Donjeckut. Teksa qyteti është kthyer në rrënoja dhe temperaturat e ulëta po afrohen, banorët e mbetur po përgatiten për dimër të egër.
Radio Evropa e Lirë iu bashkua Brigadës së 93-të të Mekanizuar të Ukrainës në një rrugëtim të rrezikshëm drejt Druzhkivkës, ku automjetet dhe trupat janë vazhdimisht në shënjestrën e dronëve rusë.
Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, që synon ta mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare në qytetin Oleshki, në jug të Ukrainës, hyri në fuqi në orët e para të 27 tetorit, pak pasi Rusia e sulmoi Kievin, duke goditur një konvikt universitar dhe objekte të tjera civile.
Teksa forcat ruse po intensifikojnë sulmet ndaj rajonit të Donjeckut në Ukrainë, evakuimet po përshpejtohen në Kramatorsk, një qytet kyç të cilin Kievi ende e ka nën kontroll.
Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për një armëpushim në Oleshki, njoftoi administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 23 tetor.
Forcat e Ukrainës kanë rimarrë nën kontroll 26 vendbanime në rajonin e Dnipropetrovskut, por fshatrat tashmë janë kryesisht të shkatërruara dhe të pabanueshme.
Në atë që ushtria e Ukrainës po e quan ngjarje historike, një ushtar që pësoi plagë në të dyja këmbët në fushëbetejë u tërhoq drejt një zone të sigurt nga një dron ajror.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse gjatë natës kishin shënjestruar nënstacione elektrike në disa rajone të Ukrainës, duke lënë dhjetëra mijëra familje pa rrymë. Ndërkohë, zyrtarët ukrainas dhe rusë raportuan për viktima civile pas sulmeve me dronë të dielën.
Forcat ukrainase e kanë goditur një rafineri nafte në rajonin e Rjazanit në Rusi, thanë zyrtarët rusë të enjten, disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Ukraina do t’i rifillonte sulmet ndaj objekteve energjetike ruse.
Pas spekulimeve, rrjedhjeve të të dhënave dhe informacioneve nga burime anonime, bota më në fund është pranë dëgjimit të dëshmive publike në një gjykatë gjermane, për mënyrën se si u hodhën në erë tubacionet e gazsjellësit Nord Stream – në një çështje që mund të shkaktojë pasoja të mëdha politike.
Rusia e ka sulmuar të shtunën qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhja, duke i vrarë të paktën 11 persona, përfshirë tre fëmijë, dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë, thanë autoritetet vendase.
Dhjetëra njerëz janë vrarë nga një sulm rus në qytetin ukrainas, Kramatorsk, të enjten, sipas autoriteteve vendase, një ditë pasi një valë sulmesh vdekjeprurëse la të paktën 25 njerëz të vdekur në mbarë Ukrainën.
Pasi studioi në Kolegjin e Muzikës Berklee dhe ndërtoi karrierë në Nju-Jork, këngëtarja ukrainase, Valeriia Vovk, u kthye në atdhe për të performuar para trupave, madje edhe afër frontit. Ajo thotë se thjesht prania e saj atje, bisedat me ushtarët dhe këndimi për ta ka vlerë të madhe.
Një sulm rus me raketa dhe dronë vrau të paktën tre njerëz, përfshirë një fëmijë, në Kiev dhe në rajonin përreth, njoftuan autoritetet ukrainase të mërkurën.
Radio Evropa e Lirë e ka çmontuar një dron rus, Geran-4, për të zbuluar se çfarë e bën këtë fluturake pa pilot, që përdor motor reaktiv të aeroplanëve, më të shpejtë, më të vështirë për t’u zbuluar, dhe të aftë që të operojë thellë brenda Ukrainës.
Një hetim i ri e ka lidhur një snajper rus me një varg vrasjesh dhe të shtënash ndaj civilëve gjatë okupimit të Buçës në vitin 2022.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa Rusia ka kryer një sulm me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës, duke vrarë të paktën katër persona në Dnjepër.
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme gjatë natës duke goditur një pikë karburanti dhe një rafineri nafte, sipas autoriteteve vendëse dhe kanaleve vëzhguese në Telegram.
Shfaq më shumë