Geran-4: Çfarë e bën dronin e ri rus aq të rrezikshëm?
Radio Evropa e Lirë e ka çmontuar një dron rus, Geran-4, për të zbuluar se çfarë e bën këtë fluturake pa pilot, që përdor motor reaktiv të aeroplanëve, më të shpejtë, më të vështirë për t’u zbuluar, dhe të aftë që të operojë thellë brenda Ukrainës – nga motori i tij dhe kamerat e avancuara, deri te komponentët e komunikimit dhe navigimit, të prodhuar jashtë Rusisë. Geran është varianti i prodhuar në Rusi i dronit iranian Shahed. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Ibrahim Berisha)