Tri centrale energjetike, së bashku me dhjetëra objekte të tjera jetike të infrastrukturës në mbarë Ukrainën, përfshihen në një dokument të detajuar që paraqet një skenar të mundshëm të një fushate të Moskës për t’u shkaktuar vuajtje të mëdha civilëve.
Radio Evropa e Lirë e ka çmontuar një dron rus, Geran-4, për të zbuluar se çfarë e bën këtë fluturake pa pilot, që përdor motor reaktiv të aeroplanëve, më të shpejtë, më të vështirë për t’u zbuluar, dhe të aftë që të operojë thellë brenda Ukrainës.
Një kompani e sanksionuar minerare, e cila më herët ishte në pronësi të ndërmarrjes së një oligarku ukrainas të dyshuar për tradhti dhe që vazhdon të mbetet në duart e familjes së tij, vazhdon të operojë dhe i paguan miliona taksa Moskës, gjeti një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.
Hulumtim: Një fondacion i mbështetur nga shteti rus financoi përpjekje në Ukrainë për të përhapur propagandën e Kremlinit dhe për të dobësuar mbrojtjen e Kievit.
Në Bjellorusi ka nisur ndërtimi i asaj që ekspertët e përshkruajnë si objekt ushtarak në të cilin potencialisht mund të ruhen raketa strategjike ruse.
Raportimet e Skemave, njësitit hulumtues të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, tregtojnë se si Rusia është duke prodhuar granata RG-Vo dhe po i sulmon me to ushtarët ukrainas – pavarësisht sanksioneve dhe konventa ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e tyre në fushëbetejë.
Forcat ruse i kanë modifikuar dronët kamikazë iranianë Shahed, duke i bërë ata më vdekjeprurës dhe më pak të prekshëm nga mbrojtjet ajrore. Në javët e fundit, Moska i ka intensifikuar sulmet ajrore në Ukrainë, përfshirë sulmet masive me dronë në Kiev.
Përderisa shpërthimi i dhunës në perëndim të Sirisë ka ngritur pikëpyetje lidhur me aftësinë e qeverisë kalimtare për të kontrolluar fraksionet e lidhura me të, dhuna ka vënë në qendër të vëmendjes edhe përfshirjen ruse dhe iraniane në çështjet siriane.
Një furnizues kryesor norvegjez i industrisë automobilistike ka eksportuar miliona dollarë pjesë të kamionëve, të sanksionuara, që përfunduan duke e ushqyer makinerinë ruse të luftës përmes Turqisë, ka zbuluar një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.
Disa organizata vlerësojnë se rreth 5.000 ushtarë kubanë janë duke luftuar për Rusinë kundër Ukrainës.
Që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës pothuajse tre vjet më parë, shtetet perëndimore e kanë akuzuar Kinën se po e furnizon Moskën me mikroçipa dhe teknologji tjetër kritike me përdorim të dyfishtë, që po “mundësojnë luftën brutale të agresionit të Rusisë”.
Rusia po e përdorë një organizatë rinore ushtarake, Yunarmia, për të strehuar adoleshentët besnikë në territoret e pushtuara të Ukrainës dhe për t’i përgatitur ata për të luftuar në luftën e Moskës kundër vendlindjes së tyre.
Ndërtesa e kontrolluar nga Qeveria bjelloruse në qytezën Naroulia, afër kufijve me Ukrainën dhe Rusinë në juglindje të vendit, ishte njëra prej shumë ndërtesave ku Rusia i kontrolloi civilët pasi e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Një hulumtim nga Radio Evropa e Lirë (REL) ka zbuluar se anëtarët e familjes së një ligjvënësi ukrainas nga partia e presidentit Volodymyr Zelensky, Shërbëtorët e Popullit, ka prona në Dubai në vlerë mbi 1 milion dollarë. Kjo shifër është shumë më e lartë se të hyrat e tij zyrtare.
Shërbimi rus i sigurisë (FSB) po rekruton fëmijë ukrainas për t’ua vënë zjarrin automjeteve që i përkasin personelit ushtarak ukrainas.
Një sasi e madhe e të dhënave që rrodhën nga një fushatë dezinformuese e Rusisë kanë vënë në pah se si Moska synonte t’i njolloste Ukrainën dhe qeveritë perëndimore që e mbështesin atë, derisa, njëkohësisht, u përpoq ta rriste përkrahjen për partitë politike të ekstremit të djathtë në Bashkimin Evropian.
Një raport i ri nga Skemat, njësiti hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, ka zbuluar emrat dhe identitetet e ushtarëve rusë, përgjegjës për vendosjen e minave kundërnjerëzore në Ukrainë.
Radio Evropa e Lirë ka gjetur material dokumentues se Rusia po e sulmon Ukrainën me raketa lundruese, të cilat Kievi ia kishte dorëzuar Moskës gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar.
Producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, është në mesin e shumë gazetarëve që u vranë në Ukrainë prej se Rusia nisi pushtimin e saj të plotë, në shkurt të vitit 2022. Një vit pas vrasjes, djali i saj thotë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
Satellite images taken before and after explosions rocked a Russian air base in occupied Crimea reveal extensive damage inflicted by the blasts. Unidentified Ukrainian officials have told U.S. media that their armed forces were responsible for the explosions but did not give further details.
Shfaq më shumë