Bashkimi Evropian (BE), pritet të sanksionojë grupin privat ushtarak rus, Vagner, për shkelje të të drejtave të njeriut në konflikte gjithandej botës.
Ministrat e Jashtëm të BE-së, gjatë takimit më 13 dhjetor pritet të miratojnë sanksione ndaj 8 individëve nga Grupi Vagner dhe tre të tjerë që ndërlidhen me këtë grup, thanë zyrtarët e BE-së.
Në sanksione përfshihet ndalimi i udhëtimeve, ngrirja e të gjitha aseteve që individët kanë në BE por, edhe ndalesë për bashkëpunim të cilitdo individ nga BE-ja me këtë grup të sanksionuar.
Qeveritë perëndimore akuzuan shpesh Moskën për shfrytëzimin e Grupit Vagner si forcë paramilitare në konflikte në Ukrainë, Libi, Siri, Sudan, Mozambik dhe Republikën Qendrore Afrikane.
SHIKONI EDHE: Mercenarët që luftojnë për Rusinë në luftën e SirisëRusia mohon lidhjet mes qeverisë dhe mercenarëve, shpesh duke e përshkruar këtë grup paramilitar si, këshilltarë apo trajnerë, pavarësisht dëshmive që pjesëtarët e grupit ishin të përfshirë në operacione të ndryshme luftuese.
Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) po ashtu akuzuan Grupin Vagner për shkelje të të drejtave të njeriut bashkë me forcat qeveritare që luftojnë në Republikën Qendrore Afrikane.
SHIKONI EDHE: OKB-ja kërkon tërheqjen e menjëhershme të luftëtarëve të huaj nga LibiaGrupi Vagner, besohet se udhëhiqet nga biznesmeni rus, Yevgeny Prigozhin, bashkëpunëtor i afërt i presidentit, Vladimir Putin.
Prigozhin tashmë është sanksionuar nga SHBA-ja dhe BE-ja.