Binjaket iraniane raportohet se janë torturuar në burg, njëra thuhet se është dënuar me vdekje

Your browser doesn’t support HTML5

Familja e binjakeve 20-vjeçare iraniane, Taraneh dhe Romina Rahimi, thotë se ato janë torturuar në burg, dhe se janë detyruar t’i pranojnë akuzat që ato i mohojnë. Dy motrat ishin në mesin e 16 të akuzuarve që u burgosën në Isfahan, për shkak të protestave masive që shpërthyen në mbarë Iranin, në janar. Të afërmit thonë se Taraneh tani është dënuar me dënim me vdekje, ndërkaq Romina me 25 vjet burgim. Kushëriri i binjakeve, Masud Nurmohammadi, i tha Radios Farda, shërbim në persishte i Radios Evropa e Lirë, se nuk ekzistojnë prova kundër motrave, duke shtuar se ato janë përballur me abuzim të tmerrshëm. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Mahir Elshani)